Kapet gomonia me 577 kg drogë në Karaburun, arrestohen tre persona (Emrat)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Vlorës ka dhënë njoftimin zyrtar për kapjen e një sasie të madhe droge, që po tentohej të trafikohej dje në drejtim të Italisë. Policia ka vënë në pranga shtetasit: Mandi Begaj, Herman Muçaj, Ëngjëllush Mukaj, të cilët sipas policisë janë dhe persona që tentuan të trafikonin lëndën narkotike.

Sipas policisë në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Karaburuni”, për goditjen e një tentative për trafikim të lëndëve narkotike drejt Italisë. Operacioni nga Shërbimet e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Delta Forcë, Guardia di Finanza, Policinë Kufitare Vlorë dhe QNOD. Vihen në pranga 3 shtetas.

Sekuestrohen 577 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe një mjet lundrues gomone. Shërbimet e Policisë, në vijim të kontrollit të territorit dhe koordinimit të veprimeve me QNOD, për kontrollin e hapësirës detare, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për trafikim të lëndëve narkotike, kanë organizuar punën për bllokimin e një mjeti lundrues që dyshohej se kishte lëndë narkotike në bord.

Ndjekja nga deti dhe toka zgjati disa orë. Në vendin e quajtur “Gjiri i Dafinës”, pranë Karaburunit, personat që ishin në bord, në pamundësi për t’i shpëtuar ndjekjes së Policisë, tentuan të braktisnin mjetin lundrues dhe të largoheshin, por u kapën dhe u prangosën gjatë ndjekjes nga Policia.

Shërbimet policore kanë sekuestruar mjetin lundrues gomone, në bordin e të cilës u gjetën dhe u sekuestruan 577 kg lëndë narkotike, një pjesë në formë çokollate. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasve M. B., 43 vjeç, H. M., 27 vjeç dhe Ë. M., 34 vjeç, banues në Vlorë, të dyshuarit si trafikues të lëndës narkotike.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të tentativës për trafikim të lëndës narkotike, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Dy shenjat e horoskopit që bëjnë dhuratat më të veçanta për Krishtlindje!

Në astrologji ka disa shenja që janë natyralisht të dhëna për të gjetur dhuratën ideale. Ata dinë të analizojnë,...

Ndarja e “Medaljeve”, Manastirliu: 80% e ekselentëve studiojnë në universitetet shqiptare

U zhvillua sot ceremonia e ndarjes së “Medaljeve të Arta” për 188 maturantët dhe studentët më të mirë të Shqipërisë, në prani të Kryeministrit...

2025 shpallet “Vit i shenjtë”! Papa Françesku: Falje jubilare mëkatesh

Mbrëmjen e sotme, në prag të Krishtlindjes, Papa Françesku hap “Vitin e Shenjtë”, një ngjarje tradicionale fetare e një pelegrinazh solemn në Bazilikën e...

Pse është aq e vështirë lënia e duhanit?

Një studim i ri tregon se 43 për qind e femrave që e lënë duhanin gjatë kohës së shtatzënisë i rikthehen atij përsëri pak...

“I kapa telefonin, çfarë nuk pashë”/ Xumi tregon si zbuloi tradhtinë e partneres

Xum Allushi, një ndër personazhet që është bërë pjesë e Big Brother VIP4, ka rrëfyer sesi është tradhtuar nga partnerja e tij. Ai tha se...

Lajme të tjera

Web TV