Manastirliu: Spitali i Ri Memorial i Fierit do të hapet të enjten

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjate vizitës me stafin e përbashkët mjekësor shqiptaro-turk në Spitalin e Ri Memorial të Fierit, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu tha se ky spital modern do të hapet ditën e enjte.

Sipas Manastirliut në këtë spital, shërbimet do të jenë sipas sistemit të referimit, ashtu sikurse janë në të gjithë spitalet tona publike. Spitali Memorial i Fierit do të ofrojë shërbim për qytetarët e tre rajoneve të jugut, për shërbime që deri tani i kanë marrë në QSUT, duke ulur edhe kohën e pritjes për ekzaminimet.

Spitali Rajonal Memorial i Fierit, i ndërtuar në një kohë rekord, investim i Republikës së Turqisë, do të ofrojë shërbime të nivelit terciar, për të gjithë Rajonin e Jugut. Me një kapacitet 150 shtretër, në këtë spital do të aplikohet për herë të parë modeli i autonomisë spitalore.

Spitali Memorial Rajonal Fier do të ofrojë shërbimin e urgjencës, kirurgjisë, neurokirurgjisë, kirurgjisë kardio-vaskulare, mjekësisë interne, kardiologjisë, neurologjisë, sëmundjeve infektive, pneumologjisë, shërbimin e ortopedisë dhe traumatologjisë, etj.

Të fundit

VIDEO/ Ish-banorja e “Big Brother Albania” sherr me vajzën e partnerit në market

Një video e publikuar nga JOQ ka ngritur shqetësim në rrjet. Në pamjet e siguruara, tiktokerja dhe ish-banorja e...

Egli nuk humbet kohë, ‘rrëmben’në Top Channel moderimin e këtij formati? (Foto)

Pjesëmarrja në BBVA i ka hapur disa dyer të reja Egli Takos. Përpos muzikës ku ajo është rikthyer me disa hite, Egli ka shfaqur...

Lamine Yamal ‘tërbon’ edhe Haalandin: Ky djalë është i jashtëzakonshëm

Lamine Yamal shkëlqeu kundër Interit, paçka se Barcelona barazoi 3-3 në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Ylli 17-vjeçar i Barçës ‘vodhi’ vëmendjen me paraqitjen e...

Zelanda e Re goditet nga erërat më të forta në 10 vjet

Shkollat janë mbyllur dhe fluturimet janë anuluar pasi kryeqyteti i Zelandës së Re, Wellington, u godit nga erërat më të forta në më shumë...

“Përçartje patriotike!”/ Rama nxjerr videon e Berishës duke ‘kërcyer’ me Belerin

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish me videon e një bufi Sali Berishën. Krahas një bufi, shfaqet edhe një foto e Berishës dhe Belerin duke drekuar, si...

Lajme të tjera

Web TV