Protestoi nudo te Sheshi Skëndërbej/ Habit vajza që u zhvesh në mes të sheshit: S’e ka fajin shteti, e kemi ne!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje në sheshin “Skënderbej” një vajzë e cila kishte dalë të protestonte kundër dhunës dhe abuzimeve seksuale i habiti të gjithë, pasi protestoi në një mënyrë krejt ndryshe. Ajo ishte nudo, e pa mbuluar dhe me pankarta në dorë.

Vajza ishte larg turmës së protestuesve, dhe në pankartën e saj flitej për edukimin e fëmijëve, gjë që ndikon edhe në uljen e numrit të përdhunimeve.

Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ndërsa sot ka folur në rrjetin e saj në Instagra, me anë të një videoje. Vajza e pranon që është gjykuar së tepërmi, por thotë se nuk ka bërë asgjë pse t’i vijë turp, madje është krenare që dha mesazhin që ajo vetë donte të përçonte.

“Unë nuk isha në protestë. Unë isha te “Sheshi Skënderbej” në të njëjtin orar, po unë nuk protestoj. Kujt t’i protestoj? Kujt t’i kërkoj të drejtat e mia, sidomos ishte një moment që filloi të ndikonte te unë, kur filluan njerëzit të thoshin ‘liri, demokraci’. Ç’a thua? Po i kërkon shtetit llogari, pse ne nuk kemi qëne të aftë të edukojmë fëmijët tanë. Sot jemi të gjithë përgjegjës për çdo përdhunim që ndodh, për çdo ngacmim që ndodh. Ne nuk i kemi edukuar fëmijët tanë. Boll u përpoqëm të gjejmë fajtorin aty ku nuk është. Ne e kemi fajin për gabimet e meshkujve, e fëmijëve tanë. Ne e kemi fajin”, thotë ndër të tjera vajza.

Të fundit

Nga lekët e ashensorit te pagesat mujore/ Mazniku shpjegon rregullat e reja

Qeveria ka miratuar një ligj të ri për bashkëpronësinë me të cilin synon të forcojë rregullat për të pasur...

Nga shtatori, ky vend do të ndalojë përdorimin e telefonëve në shkolla

Nga shtatori Italia do të ndalojë përdorimin e telefonave në shkollat e mesme. Lajmi është bërë me dije nga ministri italian i Arsimit, Guseppe...

17 qershor 1940/ Fundosja e RMS Lancastria, tragjedia më e madhe detare e Britanisë

Më 17 qershor 1940, ndërsa forcat gjermane përparonin me shpejtësi përmes Francës, qeveria britanike urdhëroi Operacionin Ariel — evakuimin urgjent të trupave, civilëve dhe...

Horoskopi ditor, 17 Qershor 2025

Nga Paolo Fox DASHI Një ditë e shkëlqyer falë Hënës në Ujor që ju jep energji mendore, sharm dhe kreativitet. Në dashuri jeni magnetikë, idealë për...

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria për Krime Lufte në Serbi...

Lajme të tjera

Web TV