Bashkia e Tiranës nis riparimin e 288 pallateve të dëmtuara lehtë nga tërmeti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pallatet që kanë pësuar dëme të lehta nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 në kryeqytet po riparohen nga Bashkia e Tiranës. Aktualisht, në të gjithë territorin e Tiranës ka nisur aksioni që do të rivitalizojë edhe shumë prej pallateve të vjetra, pasi kjo nismë, e para e këtij lloji, do të përfshijë edhe lyerjet dhe sistemimet e hapësirave të përbashkëta.

Drejtori i Përgjithshëm i Bashkëpronësisë në Bashkinë e Tiranës, Aurel Çuko, dhe Administratorja e Njësisë 1, Trëndelina Jaku, inspektuan punimet që po kryhen për riparimin e ambienteve të përbashkëta të pallateve të dëmtuara nga tërmeti në këtë njësi. Çuko tha se në Tiranë janë 288 pallate, në të cilat është vlerësuar e domosdoshme kjo ndërhyrje, proces që ka nisur dhe po ecën paralelisht në të gjitha njësitë.

“Në territorin e Bashkisë së Tiranës ka nisur procesi i riparimit të ambienteve të përbashkëta. Në njësitë urbane të Tiranës janë për t’u riparuar 288 ambiente. Sot jemi tek Njësia 1, ku po ndjekim procesin e punës, duke filluar nga prishja, suvatimi, lyerja dhe shpresojmë që ky projekt të japë impaktin e duhur tek banorët”, u shpreh Çuko.

Administratorja e Njësisë 1, Trëndelina Jaku tha se ky ka qenë një shqetësim i ngritur nga vetë qytetarët, i cili është adresuar menjëherë nga Bashkia e Tiranës. “Kjo është një nismë që po kryhet për herë të parë nga Bashkia e Tiranës. Kemi kërkesa të shumta, sepse rregullimi i hapësirave të përbashkëta është një ndër gjërat kryesore që kërkojnë banorët. Është një nismë fantastike, janë shumë të kënaqur”, shtoi Jaku.

Bashkia e Tiranës po zbaton prej disa vitesh programin për “Fondin e Komunitetit”, përmes të cilit kanë përfituar mijëra banorë të pallateve të ndërtuara para viteve ‘90, të cilët kanë riparuar hapësirat e përbashkëta në formën e bashkëfinancimit me Bashkinë. Nisma më e fundit për pallatet e dëmtuara nga tërmeti tragjik i vitit 2019 është financim i plotë i Qeverisë.

Të fundit

“Me 1 mandat s’futem në parlament!” Lapaj ka dy arsye për të ndryshuar mendje

"Më dëgjo mua! Nëse ndodh që ne si koalicion marrim vetëm 1 mandat, unë, Adriatik Lapaj, nuk do të...

Shqiptarët, të dytët më të refuzuar në kufijtë e BE! Pas nesh renditen moldavët

Shqiptarët janë të dytët më të refuzuarit në kufijtë e Bashkimit Europian, pas ukrainasve (19 595). Në total në kufijtë tokësor, ajror dhe detar në...

Seanca e Troplinëve, mes të ndaluarve edhe Altin Morina, avokatët: Keni veç Sky…

Seanca për 14 persona e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplinëve në Durrës vijon prej më shumë se katër...

Sukses historik për Shqipërinë, Downtown One fiton çmimin e parë në konkursin global

Shqipëria ka shënuar një arritje të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare të ndërtimit, duke u renditur mes fituesve kryesorë në një nga konkurset më prestigjioze...

Po vjen ndryshimi i madh! Rusia gati të paraqesë planin e paqes për Ukrainën

Pas shkëmbimit të të burgosurve Rusia është gati të paraqesë planin e paqes me Ukrainën. Këshu deklaroi Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov,...

Lajme të tjera

Web TV