Greqia zgjat masat kufizuese në kufirin me Shqipërinë deri në këtë datë

Ambasada greke në Tiranë njoftoi se masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në drejtim të Greqisë do të mbeten të pandryshuara deri më 31 maj.

Kufiri qëndron i mbyllur për muaj me radhë, me ndryshimin e vetëm që këto ditë u hap pika kufitare të Kapshticës me orar të kufizuar ku lejohet hyrja në Greqi vetëm e punëtorëve sezonalë.

Ndërkohë e hapur me numër të limituar deri në 750 vetë në ditë ngelet vetëm Kakavija, teksa pritet të shihet se çfarë do të ndodhë në qershor me këto masa kufizuese.