U gjet i vdekur brenda statujës së dinosaurit/ Policia zbulon misterin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia në Katalunja është duke hetuar shkakun e vdekjes së burrit që është gjetur në statujën e një dinozauri.

Besohet se burri i pafat kishte tentuar të marrë telefonin e tij që i kishte rënë brenda, dhe se kishte ngecur brenda skulpturës.

Policia në afërsi të Barcelonës, u njoftua pasi kishin parë trupin e pajetë të burrit.

“Ata gjetën trupin e pajetë të burrit në këmbën e dinozaurit. Bëhet fjalë për një rast të pazakontë. Deri më tani nuk ka shenja dhune, por se burri kishte ngecur në këmbën e dinozaurit”, ka bërë të ditur policia.

Policia nuk ka dyshime se 39-vjeçari mund të jetë mbytur nga dikush. Gjithçka me sa duket ndodhi kur ai tentoi të marrë telefonin që i kishte rënë.

Ishte futur përmes kokës së dinozaurit dhe kishte mbetur i bllokuar brenda.

Mediat lokale raportojnë se ai kishte qëndruar brenda për disa ditë, dhe se familjarët e tij kishin raportuar në polici zhdukjen e tij vetëm pak orë para se të gjendej trupi i pajetë.

Të fundit

Humbet zgjedhjet klienti i LaCivita-s / Fiton kryeministri me origjinë shqiptare

Ka pësuar një disfatë spektakolare partia e djathtë e Australisë, e cila është këshilluar nga strategjisti elektoral i Sali...

Zbardhet dinamika e konfliktit me armë në Laç, policia shoqëron disa persona

Policia e Kurbinit ka zbardhur dinamikën e konfliktit me armë zjarri në qytetin e Laçit ku për pasojë mbetën të plagosur 5 persona. Sipas njoftimit...

Plumbat në Laç nuk kursejnë as të moshuarën. Shitësja e luleve plagoset në këmbë

Katër të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në Laç. E plagosur në këmbë ka mbetur edhë një e moshuar, shitëse...

Pranverë në Durrës, pushuesit e huaj zgjedhin mes plazhit historisë dhe natyrës

Durrësi mbetet një ndër destinacionet e kësaj pranvere për turistë të kombësive të ndryshme të cilët zgjedhin të shijojnë detin apo turizmin historik. Arjana...

Konflikti me armë në Laç, 4 të plagosur mes tyre dhe një kalimtare

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Laç, ku si pasojë e një konflikti kanë mbetur të plagosur 4 persona. Burime nga vendngjarja bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV