Mero Baze zbulon: Kryetari i ardhshëm i PD, nuk po kandidon më 13 qershor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Të katër kandidatët në garë për Partinë Demokratike, janë të barabartë në dashurinë e tyre për Sali Berishën, ndërsa Lulzim Basha është edhe më i barabartë. Kjo është e vetmja fjali që, duke perifrazuar George Orëellin, i shkon për shtat garës për kryetar në Partinë Demokratike.

Tani që gara ka filluar formalisht, i vetmi rezultat i sigurt, është fitorja e Lulzim Bashës, si “më i barabartë” në dashurinë për Berishën, dhe futja e PD-së në një spirale izolimi ndërkombëtar, për shkak të mos distancimit nga Sali Berisha.

Të gjithë ata që kanë qenë në PD pas vitit 1997, kur Berisha hyri në konflikt me SHBA, e mbajnë mend se Berishën deri në vitin 2001, nuk e ftonin në asnjë pritje Ambasade, përveç asaj të Iranit, edhe pse ndaj tij nuk kishte një ndëshkim ndërkombëtar të artikuluar zyrtarisht si ky që ka marrë tani, si minues i demokracisë, dhunues i sistemit gjyqësor për t’i shpëtuar ndëshkimit, dhe përfitues i parave publike për vete dhe familjarët e tij.

Mjafton të lexoni argumenet që Helga Vukaj, ish- ministre e PD dhe zyrtare në KQZ në emër të PD, ka dhënë pse Tom Doshi nuk duhet të marrë mandatin e deputetit dhe të zëvendësoni aty emrin e Tom Doshit me Sali Berishën, për të kuptuar se çfarë hipokrizie është e gjithë sjellja e PD me Berishën, si një parti e marrë peng.

Në këto kushte nuk ja vlen më debati se kush konkurron për të marrë PD, po kush do ta shpëtojë PD-në nga Berisha.

Katër kandidatët duket se nuk e kanë këtë objektiv. Ata duan të shpëtojnë Berishën nga SHBA, e jo PD-në nga Berisha.

Lexo edhe :  Zgjedhjet/ 152 mijë votues pa dokument biometrik, 114 mijë votojnë për herë të parë

Në këto kushte, çfarëdo personaliteti politik i lidhur me PD-në, që del qartazi në publik duke i bërë thirrje PD-së të distancohet nga Berisha, është duke vënë kandidaturën për PD-në e nesërme, atë PD, që do braktisë shpejt Lulzim Bashën e 13 qershorit.

Nuk e vë në dyshim që këtë gjë mund ta bëjë edhe vet Basha pas 13 qershorit, por ajo do ta bëjë portretin e tij edhe më hipokrit, edhe më mashtrues, edhe më të pabesueshëm se sa është sot.

Pas disa muajsh ata që do distancohen nga Berisha do jenë me mijëra dhe të gjithë do hedhin nga një gur mbi të, si njeriu që i ka marrë më qafë. Por ata do jenë thjeshtë popull, por jo lidera.

Lider është ai që sot ja thotë me guxim dhe dashuri PD-së, të mos shkojnë pas atyre që duan të mbrojnë Berishën me siglën e PD. Dhe ky, në mungesë të kandidatëve për kryetar, mund të jetë dikush që s’beson tek kjo garë, por beson tek PD e nesërme.

Ai ka për të qenë e ardhmja e PD-së. Këta të tjerët janë si ata që bëheshin komunistë në janar të 1991, me shpresë se tani partia do t’ua njihte më në fund meritat.

Kryetari i ardhshëm i PD-së nuk po kandidon më 13 qershor. Por është koha të shpallet si kandidat tani, pamvarësisht se kur do zgjidhet.

Se pas gjashtë muajsh të gjithë këta do t’i kesh duke sharrë Berishën, dhe do ma lënë mua fajin që ata nuk distancoheshin dot.

Të fundit

Kush do të jetë Papa i ardhshëm sipas AI?

Inteligjenca artificiale ka bërë edhe një përpjekje tjetër për të parashikuar rezultatin e procesit famëkeq të fshehtë dhe të...

Egli Tako flet pas BBV, tregon si po shkon lidhja me Gjestin

Pas daljes nga “Big Brother VIP”, Egli Tako ka ndarë me publikun disa detaje për jetën e saj jashtë shtëpisë. Ne ‘Post Big Brother’,...

Gjesti dhe Laerti nuk mbahen, debat i fortë në studio! Aktori: Do Zoti mëson shqip!

Gjesti dhe Laerti janë përfshirë nën një debat në Post Big Brother VIP 4, pas deklaratave të bëra nga aktori në emisionin “Shqipëria Live”...

Çfarë simbolizonin qilimat persianë në funeralin e Papa Françeskut?

Kisha Katolike, duke ndjekur një traditë shekullore, vendosi qilima persiane nën arkivolin e Papa Françeskut. Çfarë simbolizojnë ato? Duke vendosur qilima persiane nën arkivolin e...

Aksidentohet ish konkurrentja e BBVA, ishte në makinë me vajzën 5 muajshe

Ish-konkurrentja e BBVA, Mikela Pupa ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm jo të mirë. Ajo ka bërë të ditur se këtë javë ka...

Lajme të tjera

Web TV