Berisha “non grata”/ Rama reagon për herë të parë: E kanë kthyer jetën politikë në një telenovelë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në sheshin “Skënderbej”, bashkë me ministren Ogerta Manastirliu për të folur për situatën e pandemisë në vendin tonë.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm.

“Duhet të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, nesër Komiteti do të dalë me lajmin e ri me lehtësimin e masave dhe ambicia jonë për të pasur”,- tha Rama.

Më pas ia u pyet nga gazetarët në lidhje me vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij të ngushtë.

Rama refuzoi që të japë një koment duke thënë se është i fokusuar tek punët e tij dhe nuk do të merret me telenovelën politike.

“Unë jam 100% i fokusuar tek punët, nuk e kemi ndalur punën asnjë ditë gjatë fushatës dhe pas fushatës dhe të çelim një rrugë të re në aspektin e ndërtimit publik dhe për këtë duhet të shmangim të gjithë ato aspekte që e kane kthyer jetën politikë në një telenovelë. Për mua ka shumë rëndësi se sa përparojmë”,- tha Rama.

Të fundit

Musk padit Apple dhe OpenAI, akuza për bllokim në tregun e inteligjencës artificiale

Kompanitë e Elon Musk, X dhe xAI, kanë ngritur padi kundër Apple dhe OpenAI, duke i akuzuar për pengim...

1896 – Sulmi i revolucionarëve armenë mbi Bankën Otomane

Më 26 gusht 1896, një grup revolucionarësh armenë të lidhur me organizatën Dashnaktsutyun (Federata Revolucionare Armene) ndërmorën një sulm spektakolar ndaj Bankës Otomane në...

Merr fund kriza në Kosovë! Dimal Basha zgjidhet kryetar i Kuvendit me 73 vota

Ka marrë fund kriza institucionale në Kosovë. Pas 57 seancave të dështuara, deputetët kanë votuar për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ia besuar...

“Mos qaj për mua, bir”, mesazhi prekës i gazetares që u vra në Gaza

Në Gaza, edhe në moshën 30-vjeçare, njerëzit ndihen të detyruar të shkruajnë testamente, sidomos ata që punojnë në profesione të rrezikshme si gazetaria. Një...

Hyri në një dyqan akulloresh në SHBA, ariu ra në dashuri me shijen e luleshtrydhes!

Duket si një skenë nga një film kur oficerët e Qarkut El Dorado në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës iu përgjigjën një...

Lajme të tjera

Web TV