Uji nxjerr në bregdet 2 pako droge me vlerë 80 milionë paund

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy pako të gjetura në bregdetin anglez përmbanin pothuajse një ton kokainë me vlerë rreth 80 milion £ (92,400,000 €), ka thënë Agjencia Kombëtare e Krimit e MB (NCA).

Droga, e cila ishte e mbështjellë me qese të papërshkrueshme nga uji besohet se ka ardhur nga Amerika e Jugut.

Pakot u zbuluan ditën e djeshme, 25 maj nga kalimtarët që lajmëruan policinë lokale.

Martin Grace, komandanti i degës së NCA, tha: “Kjo është një sasi e konsiderueshme drogë e klasit A ​​që mendojmë se e ka origjinën në Amerikën e Jugut, por ne po hetojmë se si kanë mbërritur këtu.”

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Vlorë 40-vjeçari i dënuar nga gjykata italiane
Humbja e kësaj sasie droge do të sjellë një goditje të rëndë për rrjetet kriminale të përfshira.

Paketat me drogë u gjetën në plazhin pranë Hastings dhe Newhaven, East Sussex.

Mostrat kanë rezultuar pozitive për kokainë, megjithëse do të kryhet një ekzaminim i plotë kriminalistik.

Pesha e tyre është rreth 960 kg, e cila nëse do të shitej në Mbretërinë e Bashkuar do të kapte vlerën e 80 milionë paund.

Grace shtoi: “Hetimi ynë po asistohet nga Policia e Sussex dhe Forca Kufitare, dhe gjithashtu ka të ngjarë të përfshijë partnerë ndërkombëtarë.”

Të fundit

Vaksina e fruthit/ Mjekja ngre alarmin: Sëmundje ngjitëse e cila të çon deri në vdekje

Vaksina është e vetmja mburojë e sigurt dhe efektive për të parandaluar përhapjen e fruthit dhe për të mbrojtur...

Sa vota nevojiten për një deputet në zgjedhjet e 11 majit

Teorikisht, 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë përfaqësojnë trupën politike, e cila, në zgjedhjet e 11 majit përbëhet nga 3.7 milionë votues. Kjo është...

Dënohet me burgim të përjetshëm vrasësi i boksierit shqiptar, Besar Nimani

Gjykata Rajonale e Bielefeldit ka dënuar me burgim të përjetshëm 34-vjeçarin Huseyin A., për vrasjen e boksierit të njohur, Besar Nimani, ngjarje e ndodhur...

“Opozita po nxin vendin”, Romeo Kara: Berisha duhet të dënohet

Avokati Romeo Kara ka folur lidhur me deklaratat e ish-kryeministrit Berisha dhe qëndrimet e tij negative për ecurinë e Shqipërisë dhe rrugën drejt anëtarësimit...

Rriten çmimet e ushqimeve në mars, çojnë inflacionin në 2.1%, ja nga çfarë është ndikuar

Çmimet e ushqimeve kanë vijuar rritjen në mars 2025 me ritme më të larta se mesatarja e përgjithshme. Sipas INSTAT indeksi i Çmimeve të...

Lajme të tjera

Web TV