Vendim që nuk përbën surprizë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Procesi i hapur nga parlamenti shqiptar për shkarkimin e Presidentit Meta duket se po hyn në fazat e fundit të marrjes së vendimeve. Komisioni Hetimor sapo deklaroi se e ka mbyllur mbledhjen e provave dhe se do kalojë në diskutimet për të përcaktuar se si do të paraqitet raporti përpara Kuvendit. Presidenti e refuzoi këtë Komision, ndoëse një vit më parë në një Komision të po të njëjtit format dhe nga i njëjti parlament, u paraqit për të dhënë shpjegimet e tij. Kështu mbetet të operohet më shpejt përderisa presidenti nuk paraqiti as fakte apo elementë të tjera në mbrojtje të tij dhe që mund të hanin kohë për shqyrtim dhe vlerësim mbi to. Ajo çfarë nuk përbën më surprizë është vendimi që do të marrë Komisioni Hetimor. Në të gjitha diskutimet e kryera në seancat e tij duket se deputetët e kanë përcaktuar vendimin e tyre.

Ndonëse gjykimi në rastin në fjalë po bëhet tashmë mbi prova kryesisht mediatike dhe që kanë të bëjnë me deklarata apo pozicionime të Presidentit gjatë zgjedhjeve dhe jo mbi akte ligjore dhe dekrete të presidentit që ishin objekt i komisionit hetimor të vitit të kaluar, duket se opinioni për shkarkimin e presidentit ka një dakortësi më të gjerë, ashtu sic edhe ndërhyrja e tij në fushatën elektorale të ishte më e hapur se kurrë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja pse dhe partitë e opozitës nuk e morën aspak në mbrojtje pozicionimin e presidentit apo dhe hapjen e procedurës së shkarkimit ndaj tij. Çështja e afateve që përbënin dhe pengesën më të madhe ligjore të legjislaturës aktuale për të marrë vendim kundër Presidentit, duket e kapërcyer. Komisioni e mbylli grumbullimin e provave dhe i mbetet vetëm të paraqesë raportin e tij në Kuvend, i cili ka gjithë kohën e nevojshme për të votuar për shkarkimin ose jo të Presidentit. Ky do të ishte precedent i parë në historinë shqiptare të shkarkimit të kreut të shtetit nga parlamenti. Dhe ky fakt duket i kryer, përderisa që tani po shihen raportet e votave në Gjykatën Kushtetuese e cila do të lerë në fuqi vendimin e Parlamentit, apo do ti japë mundësi Metës të përmbyllë mandatin e plotë deri vitin e ardhshëm.

Të fundit

Avioni humbi fuqinë e motorëve, tragjedia në Indi, vijojnë hetimet për shkaqet e rrëzimit

Avioni i Air India Boeing 787 dreamliner që u rrëzua këtë të enjte duke lënë pas 241 viktima brenda...

Kupa e Botës për Klube, Messi: “Mundësi e shkëlqyer për të parë më të mirët”

Inter Miami nis aventurën në Botërorin e Klubeve në ndeshjen ndaj Al Ahly. Për këtë event që fillon të dielën, ka dhënë mendimin e...

Revista “Esquire”: Shqipëria, destinacioni ku të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë

Të gjithë italianët ëndërrojnë të shkojnë me pushime këtu, a ëndërroni edhe ju? Shqipëria, vetëm një hap larg Italisë, është një destinacion turistik i...

Një çadër në plazhin publik të Shëngjinit kushton 700 lekë! Pushuesit ankohen për çmimin

Në Shëngjin, vera ka sjellë fluks të madh pushuesish nga Shqipëria e Kosova. Hapësirat në plazhet publike këtë vit janë shtuar por pushuesit shprehen të...

Kur paga bëhet drejtësi dhe drejtësia shndërrohet në pazar

Endri Kajsiu 1. Drejtësi për pagat apo paga për drejtësinë? Në Shqipëri, drejtësia është për vite me radhë në qendër të reformave të mëdha. U investua...

Lajme të tjera

Web TV