Barcelona ofertë të re Lionel Messit për të qëndruar në “Camp Nou”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Barcelona i ka ofruar Lionel Messit një kontratë të re, me atë aktualen që skadon më 30 qershor.

Klubi katalanas ka vendosur që të mos presë rezultatet e auditimit që Joan Laporta porositi kur ai mori detyrën dhe i kanë paraqitur një ofertë Messit.

Por sipas TV3, Messi nuk do të përgjigjet derisa të jetë në dijeni të planeve të Barcelonës për sezonin 2021/22.

Messi aktualisht është ni angazhuar me Argjentinën teksa kombëtarja Albiceleste vazhdon përgatitjet përpara Copa America që zhvillohet këtë verë. Ky mund të jetë një shans për 33-vjeçarin nderojë dhe udhëheqë kombëtaren e tij drejt një trofeu.

Nuk duhet harruar që Messi gjithmonë ka theksuar se ai dëshiron një projekt tërheqës sportiv dhe që Barcelona të konkurrojë për trofe të mëdhenj në një periudhë afatshkurtër, kështu që nëse ai beson se është kështu, ana ekonomike do të jetë dytësore.

Laporta kishte planifikuar të priste derisa të publikoheshin rezultatet e auditimit për të kuptuar sesa të këqija janë financat e Barcelonës , me nivelin e borxhit të klubit në 1.173 miliardë euro.

Të Premten, Laporta do të paraqitet në një konferencë për shtyp dhe ka të ngjarë të japë disa detaje rreth të ardhmes së Messit .

 

Të fundit

Gjykata Themelore dënon me burgim Agim Çekun

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin...

Trump humb durimin me Putin: Marrëveshje ose do vendos tarifa 100% kundër Rusisë

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një sërë deklaratash të forta gjatë një takimi në Zyrën Ovale me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark...

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas burimeve, 17-vjeçarja është në gjendje...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Lajme të tjera

Web TV