Sot, 27 Maj, spitali i ri Memorial i Fierit do të hap dyert për të pritur pacientët e parë.
Me këtë lajm e ka nisur ditën edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar një video nga spitali i Fierit, teksa prezanton me nje video edhe mjeket turq dhe shqiptarë që do të jenë pjesë e stafit të spitalit.
“Besoj se do të bëjmë shumë gjëra të bukura edhe me trajnimin e punonjësve të rinj që do të punojnë këtu, edhe me shërbimet që do të japim këti,” thotë Ayse Lafci mjekja turke.
Ndërsa një mjek shqiptar shprehet se është i lumtur që është pjesë i stafit të mjekëve në spital dhe që do ndajnë, por edhe do marrin eksperienca me mjekët turk.
“MIRËMËNGJES ? dhe me disa nga pjesëtarët e skuadrës shqiptaro-turke në Spitalin Rajonal Memorial të Fierit, që sot hap dyert për fazën e parë në shërbim të qytetarëve, ju uroj një ditë të mbarë?” shkruan Rama në postimin e tij.