Kishin dy çanta me 38 kg drogë, policia greke arreston dy shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot në orët e para të mëngjesit në një zonë malore në vendin Mavrovunio, Janinë, në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga forcat e antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Janines, u arrestuan dy shtetas të cilët akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Konkretisht, duke vlerësuar informacionet dhe të dhënat e ardhura nga policia shqiptare në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar, u bë ndjekja dhe arrestimi i dy shtetasve shqiptarë të cilët transportonin dy çanta me 24 pako me peshën totale 38 kg dhe 350 g si dhe u bë shpallja në kërkim e një bashkëpunëtori të tyre i cili u largua në zonën e pyllëzuar.

Nga verifikimi rezultoi se për dy shtetasit e arrestuar kishte urdhra dëbimi nga greqia.

Operacioni i koduar “Mavrovounio”, u zhvillua nga Policia Kufitare e Kakavijës Gjirokastër në bashkepunim me Drejtorine e Janinës.
Janë vënë në pranga shtetasit M.L nga Durrësi dhe A.M nga Mirdita.

Të fundit

“Jaws” mbush 50 vjeç – një dokumentar rrëfen historinë pas kulisave

nga Lucia Magi/ Los Angeles Një regjisor i ri, një ide e çuditshme për një “balenë të madhe”, një peshkaqen...

Berisha: Përgëzoj banorët e Thethit për kundërshtimet që bënë

Përplasja ndodh në Theth, por Sali Berisha mbrojtjen banorëve të zonës ia ofroi nga selia. Ditën e fundit të aksionit, kryedemokrati doli me...

43 vite në pushtet, presidenti më i vjetër kërkon mandatin e 8-të

Presidenti i Kamerunit, Paul Biya, ka befasuar opinionin ndërkombëtar duke shpallur zyrtarisht kandidaturën për një mandat tjetër presidencial, pavarësisht moshës së tij të avancuar...

Tirana zgjedh trajnerin e ri, një beratas merr timonin e bardhebluve!

Vangjel Mile është zyrtarisht trajneri i ri i Tiranës. Lajmin e ka dhënë vetë klubi bardheblu me anë të një postimi në rrjetet sociale,...

Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

Kompania amerikane e teknologjisë Meta ka blerë një aksion minoritar në prodhuesin më të madh të syzeve në botë, Essilor Luxottica, për 3.5 miliardë...

Lajme të tjera

Web TV