Lehtësimi i masave anti-COVID në fillim të sezonit veror është pritur mirë. Kryebashkiaku Erion Veliaj përmes një videoje shumë entuziaste tregon se si e priti Tirana hapjen. Ai thotë se Tirana është më e gjallë se kurrë.
“Jemi gati. Tirana u hap dhe është më e gjallë se kurrë. #Tiranaisopen #EuropeanYouthCapital2022”, shkruan Veliaj.
Në videon që ka postuar tregon aktivitetet që do rihapen në kryeqytet.
Veliaj rikujton se në 2022 Tirana do jetë “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, ku do të mirëpresë të rinj nga e gjithë bota dhe do ketë një program ambicioz me shumë aktivitete e do të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane.
Duke filluar nga 1 qershorit hiqet detyrimi i mbajtjes së maskës mbrojtëse janë ambientet e jashtme, por ajo do të jetë e detyruar të mbahet në ambientet e brendshme. Gjithashtu ora policore shtyhet më 60 minuta dhe fillonnga ora 23:00-06:00. Megjithatë klubet e natës dhe diskot do të jenë të mbyllura ndërsa muzika do të lejohet deri në orën 22:00.