Pranoi ekzekutimin e Armando Beqirit/ Zbulohet roli i të dashurës së Angjelin Stërkaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas aktakuzës së prokurorit të rrethit, ekzekutimi i Armando Beqirit në Islandë ishte planifikuar me detaje dhe lëvizjet e tij u monitoruan natën kur ai u vra. Në seancën gjyqësore të zhvilluar ditën e djehsme janë marrë edhe 4 të pandehur të tjerë, ndërsa autori kryesor i vrasjes është Angjelin Stërkaj i cili ka pranuar në gjykatë se ai ishte vrasësi kryesor i cili ka qëlluar në drejtim të Armando Beqirit.

Ndërkohë, tashmë raportohet se edhe një femër është e përfshirë tek 4 të pandehurit, për të cilën thuhet se është e dashura e Angjelin Stërkajt. Burime bëjnë me dije se ajo është udhëzuar nga një prej të pandehurve që të monitorojë makinat në pronësi të Armando Beqirit, ditën kur ai u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij. Të pandehurit janë të gjithë me origjinë të huaj, por kanë jetuar në Islandë për disa kohë.

Ndër të tjera, në aktakuzë thuhet se një i pandehur me emrin Murat Selivrada udhëzoi gruan, Claudia Sofia Coelho Carvalho që të dërgonte një mesazh përmes Messenger-it në momenetin që makinat e Armando Beqirit do të lëviznin. Sipas aktakuzës, ajo po ndiqte dy makinat dhe informoi të pandehurin e tretë, Shpëtim Qerimin, sapo Armando u largua nga banesa. Qerimi kishte qarkulluar me makinë me Angjelin Stërkajn pak para mesnate. Prokurori thotë se ata e ndaluan makinën afër cepit të Rauðagerði dhe Borgargerði.

Raportohet se Angjelini ishte fshehur në një garazh dhe kur Armando doli nga garazhi pranë shtëpisë së tij pasi parkoi makinën, Angjelini e qëlloi atë nëntë herë në trup dhe kokë me një pistoletë Sig Sauer të kalibrit 22. Pastaj ai i dha Shpëtim Qerimit një sinjal i cili më pas e mori atë me makinë dhe së bashku u drejtuan për në Varmahlíð në Skagafjörður. Angjelin është i vetmi që ka rrëfyer vrasjen e Armandos. Ai ka qenë në paraburgim që nga arrestimi i tij në mes të shkurtit.

Lexo edhe :  Autizmi tek të rriturit, simptomat dhe përse është i vështirë diagnostikimi

Kujtojmë se Armando Beqiri u ekzekutua me pistoletë silenciator më 13 shkurt në derë të shtëpisë, rreth orës 23:57 sapo ishe kthyer në shtëpi dhe kishte parkuar makinën. Beqiri jetonte prej vitesh në Islandë dhe ishte pronar i një kompanie sigurie fizike që në shumë pak kohë kishte arritur një sukses të mënjëhershëm. 33 vjeçari nga Tepelena la pas gruan e tij shtatzënë dhe një djalë të vogël, të cilët ishin në shtëpi kur ai u qëllua.

Të fundit

“Përplasje” brenda familjes, Kryemadhi ia thotë në sy Metës: Unë jam tradhtarja

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka mbajtur fjalën e saj në mbledhjen e Komitetit Drejtues të partisë. Teksa...

“Më arrestuan pa asnjë bazë”/ Berisha: U synua që të zhdukej opozita!

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka komentuar pasditen e sotme sulmet qeveritare që sipas tij kanë përfshirë Partinë Demokratike nga 2021 e deri më sot për...

“PL s’ka nevojë për prerje kokash”, Kryemadhi ‘shpërthen’ në mbledhjen e KDK

Monika Kryemadhi në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL foli me tone të larta, duke thene se Partia e Lirisë nuk ka prerje kokash....

“Kemi edhe momente që gabojmë”, Graciano flet për krisjen e marrëdhënies me Argjirën

Teksa qëndronin në oborr, Graciano dhe Egla kanë biseduar ditën e sotme për një temë delikate teksa kjo e fundit ka pyetur Gracianon lidhur...

Pse nuk duan të punojnë të rinjtë?/Papunësia afatgjatë më 2023 arriti nivelin më të lartë

Papunësia afatgjatë te të rinjtë shënoi rritje të ndjeshme në vitin 2023, edhe pse tregjet e punës dhe sektorët e ekonomisë po importojnë punonjës...

Lajme të tjera

Web TV