Vrau 8 kolegë dhe më pas veten, gruaja e 57-vjeçarit bën rrëfimin tronditës: Më tregonte që donte t’a bënte, por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punëtor ka qëlluar për vdekje tetë persona në një qendër të trenave në Kaliforni para se armën ta kthente edhe në drejtim të vetes.

Sulmi ndodhi në Autoritetin e Transportit Santa Clara Valley në San Jose, shkruan BBC.

Sulmuesi qëlloi me armë në orën 6 e 45 minuta të mëngjesit të së mërkurës sipas kohës lokale. Sipas një televizioni lokal, sulmi nisi gjatë një takimi të punëtorëve.

Zyrtarët e sundimit të ligjit i thanë televizionit CBS se sulmuesi quhet Samuel Cassidy dhe është 57 vjeç.

Bashkëshortja e tij, Cecilia Nelms, i tha agjencisë Associated Press se ai i kishte thënë se dëshiron t’i vrasë kolegët e punës, por kurrë nuk kishte besuar se vërtet do ta bënte këtë vepër.

Pak çaste para sulmit, një zjarr shpërtheu në shtëpinë që i përkiste sulmuesit. Autoritetet thanë se po zhvillojnë hetime për të zbuluar nëse sulmuesi ia ka vënë flakën shtëpisë së vet para se ta niste sulmin.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi sulmin si një tragjedi të tmerrshme dhe urdhëroi që flamujt të ulen në gjysmështizë. Ai i bëri thirrje përsëri Kongresit që të marrë masa për ashpërsimin e legjislacionit për kontrollimin e armëve që janë në duart e popullsisë civile.

Të fundit

VIDEO/ Dramë në “Allianz Arena”, Frattesi dhe Lautaro gjunjëzojnë Bayernin

Interi ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt gjysmëfinales të Ligës së Kampioneve, pasi ka mundur me shifrat...

Arsenali me një “këmbë” në gjysmëfinale, Topçinjtë shkatërrojnë Real Madridin

Real Madrid është turpëruar nga Arsenali në çerekfinalen e parë të Champions. “Topçinjtë” fituan me rezultatin 3-0 përballë madrilenëve, që u shokuan në pjesën e...

SHBA gati për luftë? Bombarduesit B-2 fluturojnë në ishujt Chagos

Shtetet e Bashkuara kanë dërguar një numër rekord avionësh bombarduesish B-2 në Ishujt Chagos në Oqeanin Indian, në një veprim të cilësuar si “demonstrim...

Cili ishte alfabeti i parë në botë?

Me kaq shumë tekste të lashta nëpër botë, ju mund të pyesni veten se cili alfabet u zhvillua i pari. Me fjalë të tjera,...

Dielli shënon rekordin e tij minimal të aktivitetit

Dielli ka arritur të prekë pikën minimale të 100 viteve të fundit. Një cikël diellor zgjat 11 vite, ai aktuali është i 25-ti, që...

Lajme të tjera

Web TV