Administrata si sfidë për mandatin e tretë/ Nga Plator Nesturi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tashmë me 74 deputetë në parlament, si dhe tre vota pro saj në rezervë, duket se mazhoranca e sotme mbetet e qetë në qeverisje por gjithsesi nuk mund ta vë në funksion forcën e kartonëve për ndryshime të ligjeve. Ndonëse në parametra të afërt nuk ka ende ndonjë projekt të shprehur se në çfarë rasti mund ta përdorë në të ardhmen. Ligjet që kërkonin shumicë të cilësuar, duke filluar që nga ato për reformën në drejtësi e që preknin nene të kushtetutës, janë arritur të kalojnë që në mandatin e kaluar.

Ajo çfarë është deklaruar si sfidë mbetet thellimi i reformave dhe nisja asaj që mund të quhet reformë e sistemit politik, duke përfshirë parlamentin dhe uljen e numrit të deputetëve, ristrukturim institucional për mbarëvajtjen e qeverisjes si dhe sfidat që dalin me hapjen e Konferencës ndërqeveritare për hapjen e negociatave me BE. Për sa i përket çështjes së Presidentit të ri, në rast se nuk ka një marrëveshje paraprake me opozitën, zgjedhja e kreut të shtetit sidoqoftë nuk përbën problem ligjor përderisa në raundin e katërt të votimit mund të zgjidhet me 71 deputetë.

Ndaj, duke përjashtuar reformën e re zgjedhore për të cilën do të duhen dhe votat e opozitës si bashkëprojektues, duket se betejat e ardhshme në politikë nuk përfshijnë ligje për reforma madhore. Problemi i vetëm i debateve do të jetë implementimi i ligjeve aktuale nga qeveria Rama si dhe zbatimi i reformave të cilat kanë marrë shtrat ligjor.

Në vëmendje të fillesës së punës së qeverisë Rama 3, është vënë sërish administrata. Nuk është ndonjë ndryshim pushteti politik dhe që siç ndodh rëndom në këto raste bëhet një pastrim zone nga militantët. PS ishte dhe është në pushtet. Por për çka do të ndodhë në administratë, tashmë nuk duhet ndonjë ligj special, siç para disa vitesh u votua ligji mbi statusin e nëpunësit civil. Ligj i cili u votua me konsensus nga të dyja palët si një ndër ligjet e rekomanduara nga Komisioni Evropian.

Ka qenë fakt që pas çdo ndërrimi pushteti administrata është viktima e parë dhe në të futen militantë dhe mbështetës së partisë që ka fituar, dhe kjo në dëm të profesionalizmit. Ndryshimet e qeverive në Shqipëri, tradicionalisht kanë pasur viktimën e parë administratën publike. Shkarkimet me lista, “shkrirja” e institucioneve dhe pezullimet pa kritere janë forma më e njohur e largimeve nga puna duke i emëruar me shprehjen “reformë”. Por realisht “ndryshimet” në administratë kanë konsistuar që aty të futen e të vegjetojnë militantë dhe mbështetës së partisë që ka fituar, dhe kjo në dëm të profesionalizmit. Ndaj ndryshimet mund te jenë të domosdoshme, por problemi që shtrohet është se si dhe në ç’mënyrë përzgjidhen nëpunësit e rinj. A janë të zgjedhur në bazë të ligjit dhe konkurrimit apo si taraf?

Lexo edhe :  Ose deti është i shtrembër, ose ne s’vosisim drejt!

Tashmë nuk kemi ndryshim të kaheve politike në qeverisje, por sistemimi i ri i administratës duket një domosdoshmëri  dhe përparësi për qeverisjen e PS gjatë këtij mandati. Mazhoranca mund ta shfrytëzojë faktin se nuk ka për çfarë të shpërblejë në masë me poste përderisa vijon në pushtet, për rritjen e efektshmërisë dhe profesionalizmit të administratës. Gjatë mandatit të kaluar administrata u zvogëlua, ashtu siç u ul dhe numri i ministrive dhe kjo ishte një nismë e mirë. Por tashmë mund të synohet dhe rritja e efektivitetit nëpërmjet zhdërvjelltësisë dhe rritjes së aftësisë së saj. Vetë kryeministri Rama u shpreh qartë gjatë fushatës elektorale se mbetej i pakënaqur nga administrate aktuale dhe sidomos nga sektori i shërbimeve ndaj qytetarëve. Jo rrallë vetë mazhoranca ka mbajtur qëndrim dhe ka denoncuar apo larguar nga detyra, titullarë të ndryshëm të administratës shtetërore për abuzivizëm apo paaftësi, për sjellje jo korrekte apo zvarritje të shërbimeve. Në këtë aspekt pra, duket se në mandatin e tretë, një nga sfidat që do të përballet kjo mazhorancë do të jetë pikërisht profesionalizmi i administratës

Pritshmëria e opinionit publik që votoi gjerësisht mazhorancën e re, është që gjërat të ndryshojnë në funksionimin e administratës publike, ndaj dhe po përcillet me vëmendje mënyra sesi do operohet, si në çështje të institucioneve ashtu dhe për personelin ku pritet të bëhen zëvendësimet. Nëse administrata në një pjesë të saj, ishte e paaftë dhe e politizuar çka është e njohur gjerësisht, atëherë zëvendësimet duhet të jenë e kundërta e këtij modeli. Ndaj reforma në administratë duhet parë si mundësi për ndryshime që do tu shërbejnë jo thjesht premtimeve elektorale dhe fushatave të ardhshme, por ndryshimeve më rrënjësore e që zënë vend në forcimin e shtetit.

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV