“Çfarë tallje, kryetar partie nga Vlora?”/ Bledi Mane: Gonia mund të jetë “malok Labërie” por kjo nuk e ndihmon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bledi Mane

Agron Shehaj mund të jetë i suksseshëm në biznes, mund të jetë miliarder, mund të jetë shfrytëzues i pashpirt punonjësish, mund të jetë hakmarrës, mund të jetë ende provincial dhe emigrant i frustruar…për mua të gjitha këto kanë pak rëndësi. Mua si qytetar dhe gazetar i këtij trualli më shqetëson katapultimi i sforcuar i Gones na Vlora.

I Gones që pagoi në zgjedhjet e vitit 2017 kunatin e Lulzim Bashës me 300 mijë euro dhe u rreshtua i treti deputet në Vorë dhe mandatin e la përgjysëm. Pastaj braktisi vendlindjen e tij dhe kandidoi në Njësinë 7 në Tiranë e përsëri në zgjedhjet e prillit 2021 pagoi kunatin e Lulit me 500 mijë euro për vend të sigurtë në listën e deputetetëve të partisë.

Pa u numëruar ende votat e majit, Gonia merr guximin dhe kandidon kësaj here për kryetar i Partisë Demokratike duke sfiduar Lulzim Bashën, kunatin e kunatit që i përlau 800 mijë euro. Ndaj këtu unë ndaloj dhe shqetësohem sërish. Kjo përballje e Gones na Vlora me Lulin nga Tirona mban erë ose hakmarrje ose era aktrim amator.

Gonia ndoshta kandidon seriozisht për të vënë në vend nderin e parave të paguara ose si marjonetë e ndryshkur po përdoret gjasme ti bëjë opozitë Lulit të opozitës…

Dhe që Agron Shehaj ta marrë vesh mirë, në Partinë Demokratike mund të tentosh të kandidosh por kurrësesi nuk bëhesh kurrë kryetar partie. Partia Demokratike vazhdon të mbetet peng i tribalizmit dhe kraninizmit, Gonia mund të jetë “malok Labërie” por kjo nuk e ndihmon kurrësesi. Lulzim Basha ka lindur në Tiranë por rrënjët kërkojani pak më lart!

 

Të fundit

A ka vend për alarm? Gripi i shpendëve shkakton viktimën e parë në Shtetet e Bashkuara

Për herë të parë, një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vdiq si pasojë e infektimit me gripin...

GJKKO i caktoi “detyrim paraqitje”, Berisha nesër në SPAK në orën 10:00

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të paraqitet nesër në SPAK në orën 10:00 për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, vendosur...

Primaret në PD, publikohen rezultatet për Tiranën, ja kush ishin kandidatët më të votuar

 Njoftimi i PD: KOKOE shpall rezultatin e primareve për qarkun e Tiranës. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike ka shpallur...

Si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak? Ja sasia që duhet të konsumoni

Djathi është i pasur me yndyrna dhe kjo mund t’a bëjë atë të duket një ushqim të pashëndetshëm. Ka shumë variacione djathi të cilat...

Drejtimi i makinës me pallto apo xhup mund t’ju kushtojë deri në 200 euro në këtë vend

Në Spanjë, drejtimi i makinës me xhaketë ose pallto dimërore mund të sjellë një gjobë deri në 200 euro. Ky rregull është i lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV