Rikthehen vdekjet nga Covid, ja sa të infektuar u regjistruan 24 orët e fundit

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2807 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 21 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Berat, 3 raste në Durrës, 2 raste në Tiranë, Shkodër, Krujë, Kurbin, Gjirokastër, 1 rast në Devoll, Mirditë, Tropojë, Librazhd.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 41 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar nga Tirana, 77 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.