Xhaçka takim me ministrin gjerman: Ne i kemi bërë detyrat e shtëpisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot në një takim në MEPJ, Ministrin gjerman të Shtetit për Evropën në Ministrinë e Jashtme federale, Michael Roth, i cili po zhvillon një vizitë dy-ditore në Shqipëri.

Ministrja Xhaçka nënvizoi se vizita e Ministrit Roth është një tjetër sinjal i qartë i angazhimit të Gjermanisë në mbështetje të proceseve integruese në Ballkanin Perëndimor.
Ajo vlerësoi qëndrimin dhe angazhimin e Berlinit zyrtar, jovetëm gjatë presidencës së BE-së, por edhe më pas, për arritjen e një konsensusi në gjirin e BE-së mbi miratimin sa më të shpejtë të Kuadrit Negociues dhe zhvillimin e Konferencës së parë Ndërqeveritare.

“Ne kemi bërë detyrat e shtëpisë. Gjërat po lëvizin në drejtimin e duhur, edhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Nëse shikoni se sa punë është bërë që nga vendimi i Këshillit të Marsit 2020, pavarësisht nga fakti se 15 muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirat në historinë tonë, ju e kuptoni se sa të përkushtuar dhe të përgjegjshëm jemi ndaj procesit të integrimit”, tha ministrja Xhaçka gjatë takimit dy palësh.

Ministri Roth ritheksoi edhe njëherë qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të mbajtjes së Konferencave të para Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut brenda presidencës portugeze të BE-së.
Ai konfirmoi se Gjermania së bashku me vende të tjera partnere të BE-së janë angazhuar fuqimisht për të sheshuar sa më shpejt të gjitha mosmarrëveshjet ekzistuese midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për të arritur objektivin e caktuar.

Të fundit

“Fajin e kanë shqiptarët”, kuza nga Serbia për krime nga kosovarët

Shqiptarët janë përherë fajtorët sipas shtetit serb. Sipas Fondit për të Drejtat Humanitare rezulton se gjatë vitit 2024, Prokuroria...

Aksident në aksin Delvinë-Sarandë, Toyota del nga rruga, shoferi…

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, në vendin e quajtur ‘Stiar’. Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se shtetasi...

130 mln euro për yllin e Real Madridit, Perez më në dilemë se kurrë

Braziliani Rodrygo është kthyer në çështje te Real Madrid dhe klubi madrilen ende nuk ka vendosur për të ardhmen e brazilianit. Në anën tjetër,...

Netanyahu: Kemi informacione, Irani mashtron në negociatat me SHBA

“Irani do të vazhdojë negociatat e rreme ku gënjejnë dhe tallin SHBA-të” “Ata duan të vazhdojnë këto negociata të rreme ku gënjejnë, mashtrojnë dhe tallin...

Zbulimi i varrit në Malin e Dajtit, flet njeriu anonim: Aty prehet Pablo…

Pas një denoncimi të mbërritur në redaksinë e “JOQ Albania”, ku spekulohej nga një grup vajzash se kishin gjetur në Malin e Dajtit një...

Lajme të tjera

Web TV