Vijon operacioni anti-kanabis në Krujë, ku në terren kanë zbritur edhe krerët më të lartë të Policisë shqiptare.
Sikurse mund të shihet edhe nga fotot, janë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj, drejtor i Policisë Kriminale, të cilët kryejnë kontrolle në terren.
Në njërën prej fotove duket edhe vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, teksa futet për kontroll në një banesë.