Vijon mega-operacioni në Krujë, shikoni si digjen me qindra rrënjë kanabisi (Video)

Operacioni anti-kanabis që ka nisur në rrethin e Krujës që në orët e para të mëngjesit të sotëm vijon me mbi 200 efektivë të RENEA e FNSH të angazhuar.Gazetari Arsen Rusta bën me dije se për herë të parë, në zonat e kultivimit të kanabisit është përfshirë edhe zona e Dumresë, qyteti i Belshit dhe rrethinat e tij dhe Divjaka.

Ky operacion anti-kanabis është më i madhi që ndërmerret në vend, pas atij në Lazarat, ndërsa tashmë duket se trafikantët nga kultivimi në terren të hapur, kanë filluar të rrisin bimë kanabisi me llamba nëpër bodrume apo banesa të braktisura.

Të ashtuquajtura ‘shtëpi bari’ duket se janë shtrirë tashmë në të gjithë vendin, ku disa raste janë evidentuar edhe më parë në Fier.

Ky mega-operacion i Policisë që ka nisur rreth orës 03:30 të mëngjesit të sotëm pritet të përfundojë në fundjavën e ardhshme.

Policia ka asgjësuar me qindra bimë kanabisi duke i vënë flakën, sikurse mund të shihet edhe nga video e publikuar nga Report Tv: