U plagos nga zjarri në pusin e naftës, humb jetën punonjësi nga Ballshi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Viktor Balla, 51 vjeçari që u dogj nga shpërthimi i pompës centrifugale të naftës në vendin e quajtur Qafa e Kashit, ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ndodhi në datën 3 maj, teksa viktima mori djegie në 40% të trupit dhe u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Si fajtor për ngjarjen e rëndë policia ka arrestuar 40 vjeçarin E.A, me detyrë shef i sigurimit teknik pranë sektorit të dekantimit të kompanisë “Anio Oil”. Ain akuzohet për mosmarrje të masave të sigurimit teknik, dhe për pasojë në sallën e pompave të sektorit të dekantimit të kompanisë së naftës shpërtheu një pompë centrifugale, që i mori jetën 51 vjeçarit Balla.

Të fundit

Vlora në terr/ Pjesë të mëdha të qytetit pa energji elektrike prej disa orësh

Prej disa orësh, qyteti i Vlorës po përballet me mungesë të energjisë elektrike në disa zona, përfshirë edhe Lungomaren,...

“PD-ja s’e ka luksin për të bërë pushime të gjata. Duhet të jemi në terren për zgjidhje’

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Off the Record”, deklaroi se partia ku ajo bën pjesë...

Skuqet mali Shashicë, flakët po i afrohen shtëpive të banuara

Skuqet nga flakët maja e malit Shashicë. Pavarësisht se në majën e malit sipër Vlorës pati ndërhyrje nga toka dhe ajri, flakët ende nuk...

Mbi PD e mbetur dhe mbeturinat e saj

Nga Mero Baze Ka një përpjekje për të hapur një debat rreth rihapjes së PD, rikthimit të garës për lider të ri apo pranim të mendimit...

Rreziku nga vapa/ Ministrja Koçiu: Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut

Temperaturat e larta nuk po shkaktojnë vetëm zjarre, por edhe rreziqe shëndetësore tek qytetarët, kryesisht ata të moshave të treta. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes...

Lajme të tjera

Web TV