“I lashë Xhensilës roje tek shkolla”, Bes Kallaku rrëfen sekretin e tij: Doja të dinte ku rrinte…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një nga çiftet e preferuara të publikut shqiptar. Dashuria e tyre ka lindur shumë vite më parë, në kohën kur Xhensila ndiqte ende shkollën në “Liceun Artistik”. Asokohe Besi arriti ta bënte shumë shpejt për vete Xhensilën dhe në fakt ai duket se ka pasur shumë informacione në lidhje me dashurinë e tij të jetës.

Në një intervistë të dhënë ditën e sotme për “Dita e 8” në “Top Albania Radio”, Besi zbuloi disa detaje që nuk i kemi ditur nga marrëdhënia e tij me Xhensilën. Ai rrëfeu se për herë të parë e ka takuar Xhensilën me nënën e saj dhe ka qenë dashuri me shikim të parë.

Besi tregoi me nota humori se bëri çmos për t’i gjetur numrin e telefonit, por kur e telefonoi atë i doli nëna e këngëtares. Më pas, ai zbuloi se në fillim të lidhjes i kishte vendosur Xhensilës “një roje” në mënyrë që të merrte informacione rreth saj.

“Pastaj i lashë një rob te shkolla se ishte në ‘Lice’ atëherë Xhensila, kur dilte nga shkolla, kur shkonte në shkollë. Ne prej Fushë-Kruje kështu e kemi. Sepse do shihja gjithë ecurinë ku shkonte, ku dilte, me kë rrinte, çfarë bënte”, tha ai me nota humori.

Ndër të tjera Besi tregoi se si gjithë çiftet e tjera dhe ai me Xhensilën kanë pasur kriza apo debate të forta, por në fund lidhja e tyre ka qëndruar gjithmonë e fortë.

“Si çdo çift tjetër, edhe ne kemi pasur kriza, edhe ne zihemi. Si çdo çift tjetër, në gjithë botën. Por, rrënjët janë aq të forta sa çdo stuhi, shi, borë, breshër në çdo stinë, situatë e kanë bërë këtë lidhje kaq të fortë!”, u shpreh Besi.

Të fundit

Dorëzimi i Napoleonit më 1815 dhe fundi i perandorisë së tij

Më 15 korrik 1815, pas humbjes së tij të thellë në betejën e Vaterlosë, Napoleon Bonaparte u dorëzua para...

Dita e sotme me kthjellime, vranësira e reshje shiu

Ditën e sotme (15 korrik) vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme. Sipas SHMU-së, moti parashikohet fillimisht i kthjellët...

Për herë të parë, Serbia në stërvitje të përbashkët me Kinën

Serbia dhe Kina pritet të zhvillojnë stërvitje të përbashkët ushtarake për herë të parë në fund të këtij muaji, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e...

“Krim i dyfishtë”, Bushati shpërthen ndaj Ramës për Thethin

Analisti Andi Bushati u shpreh kritik ndaj qëndrimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me ndërtimet në Theth. I ftuar në një emision televiziv, Bushati tha...

Bamir Topi: Përplasja ime me Berishën nis pas Gërdecit dhe kulmon në 21 Janar!

Ish-presidenti Bamir Topi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV iu rikthye përpasjeve të ashpra madje edhe publike me kryeministrin Sali Berisha në vitet...

Lajme të tjera

Web TV