Ndjekësit e pyesin se sa është penduar që u martua me Markun, Rudina Dembacaj jep përgjigjen epike

Rudina Dembacaj dhe Mark Frroku e kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre më 1 janar të këtij viti. Aktorja e humorit i tha “PO”, ish-deputetit të PD-së vetëm dy vite pas divorcit nga bashkëshorti i parë, Aleks Varfaj.

Së fundmi, moderatorja realizoi një bisedë virtuale me ndjekësit, duke iu përgjigjur pyetjeve që kishin për të.

“Nga 1-10, sa je penduar që je martuar me Markun?”, i shkroi një ndjekëse.

Dembacaj vendosi t’i përgjigjej kështu: “Motër, kur të kem ndonjë pendesë, do kem gjetur burrin e radhës. Falë Zotit nuk jam penduar asnjë moment”.
Rudina nuk i kursen pozat e ëmbla me partnerin e saj në rrjete sociale, mes të cilave gjenden edhe ato familjare.

Aktorja ka treguar se ka një lidhje shumë të ngushtë me vajzën e madhe të partnerit, Ertën, pavarësisht se me të gjithë fëmijët shkon shumë mirë. Ndonëse të divorcuar, Dembacaj ka ruajtur marrëdhënie shumë të mira edhe me ish-bashkëshortin, me të cilin takohet shpesh për të kaluar kohë me vajzën e tyre.