Ngjarje e rëndë në Turqi! Pas sherrit me thika, humb jetën 19-vjeçari shqiptar (Emri+Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Zeytinburnu të Turqisë, ku një shqiptar i identifikuar si shtetasi Serxhio Sharra, 19 vjeç, ka humbur jetën pas një sherri mes dy grupeve, ndërsa një tjetër është plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 me orën lokale, por shkaqet e sherrit janë ende të paqarta. Kanë qenë banorët e zonës të cilët kanë lajmëruar policinë dhe ambulancën. I riu humbi jetën në spital pasi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra nga goditja me mjet prerës, pavarësisht nga të gjitha ndërhyrjet e mjekëve.

Trupi i pajetë u dërgua në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore për ekzaminim. Sakaq gjendja shëndetësore e shtetasit tjetër me iniciale B. M. mbetet e rëndë.

Policia ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes së rëndë./Burimi, haberler.com

Të fundit

Pas Vlorës, aksioni për lirimin e hapësirave publike nis edhe në Durrës

Pas zbarkimit të kryeministrit Edi Rama në Vlorë dhe deklaratave të tij të forta për lirimin e hapësirave publike,...

Mbi 100 viktima humbën jetën nga përmbytjet në Teksas, dhjetëra të tjerë ende të zhdukur

Numri i viktimave nga përmbytjet që goditën Teksasin qendror të premten ka arritur në mbi 100 persona, ndërsa dhjetëra të tjerë rezultojnë ende të...

Ish-deputetja tregon momentin ‘epik’ kur i shkroi ish-it nën efektin e alkoolit

Ish-deputetja, Oriola Nebiaj ndau një nga momentet më të sikletshme dhe njëkohësisht gazmore të jetës së saj personale gjatë një interviste në emisionin “Natën...

Gazetari flet për vdekjen misterioze të Kosta Trebickës: E gjetën gjallë në mëngjes…

Në emisionin “Opinion” dje u fol për disa nga vrasjet më të çuditshme dhe se si u zgjidhën ato. Nga ngjarjet që u mor për...

Jo vetëm Kina dhe Koreja e Veriut, ja shteti i ri ku Putini po rekruton ushtarë

Raportohet se Rusia po përpiqet ta përfshijë Laosin në luftën në Ukrainë. Nën pretekstin e bashkëpunimit humanitar, Moska thuhet se është gati të organizojë...

Lajme të tjera

Web TV