Tragjike/ Gjenden 17 njerëz të varrosur pa koka

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbulimi u bë në një varrezë romake në një fermë britanike 

Trupat pa kokë të 17 njerëzve janë gjetur sot në varreza romake të pikasura në një fermë në Somersham, Cambridgeshire, Angli.

Zbulimi u bë ndërsa disa arkeologë dhe punonjës në ndihmë të tyre, ishin duke gërmuar në fermën ku kishin pasur të dhënat për varreza të Perandorisë Romake.

Në të u gjetën 52 skeletët e 52 personave të vdekur, por te 17 prej tyre ishin prerë kokat, raporton noa.al duke cituar mediat britanike.

Për zbuluesit ky fakt është një mister dhe në lojë u futën menjëherë edhe studiuesit në Universitetin e Kembrixhit:

Për ta lind pyetja: Çfarë ndodhi në Somersham në shekullin e tretë pas Krishtit që rezultoi në prerjen e kokave të 17 njerëzve?

Përvoja ka treguar se në Perandorinë Romake (753 para Krishtit deri rreth vitit 480 Pas Krishtit) njerëzit u ekzekutuan në rituale fetare – ose sepse kishin kryer krime.

Lloji i varrimit në Somersham sugjeron, sipas arkeologëve, që ata mund të kenë qenë kriminelë, sepse 13 nga të gjeturit ishin varrosur me fytyrë poshtë – një shenjë që tregonte se të gjallët që i varrosën ishin të turpëruar nga të vdekurit.

Të fundit

Trump: Ishte nder për mua të shkatërroja objektet dhe të ndalja luftën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka folur përsëri për konfliktin Izrael-Iran, teksa ka postuar në...

Bashkia e Tiranës në shënjestër: 15 sulme kibernetike në 6 muaj

Bashkia e Tiranës ka reaguar në lidhje me sulmin e fundit kibernetik që goditi faqen e saj dhe disa nga shërbimet. Sipas Bashkisë, sulmi ishte...

Kolegji rrëzon PD edhe për qarkun Dibër, nuk ka përsëritje zgjedhjesh

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit zgjedhor për qarkun e Dibrës. PD kërkoi rrëzimin e tabelës përfundimtare...

Zjarret vijojnë në Shqipëri, dy vatra mbeten ende aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një tjetër raportim në lidhje me situatën e krijuar nga zjarret në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare...

Konfirmohet: Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë

Universiteti i Bernës dhe Instituti i Arkeologjisë kanë konfirmuar Linin në Pogradec si vendbanimi më i vjetër me palafite në Europë. Po ashtu është konfirmuar...

Lajme të tjera

Web TV