U thirr nga njëri prej autorëve dhe u qëllua me plumb në zemër/ Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit në Tepelenë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje janë zbardhur mbrëmjen e djeshme rreth vrasjes së ndodhur në Tepelenë me armë zjarri ku u ekzekutua biznesmeni Çajup Selimi. Mësohet se biznesmeni Selimi u qellua me armë zjarri në pallatin ku banonte vetëm një kat më poshtë të apartamentit të tij.

Ndërkohë, në pallat janë ende edhe shenjat e gjakut në mure.

Mësohet se 52-vjeçari është qëlluar dy herë me pistoletë. Është thirrur nga njëri prej autorëve, në katin e parë të pallatit dhe një person i dytë ka ngjitur shkallët në drejtim të katit të dytë. Selimi është qëlluar me pistoletë në katin e dytë dhe është lënë i pajetë me një plumb në zemër.

Deri tani policia është vënë në ndjekje të autorëve, dhe mendohet se janë dy persona që janë të përfshirë në ngjarje, por këto janë veprimet e para hetimore. Nuk dihen shkaqet dhe arsyet e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, edhe Policia e Shtetit ka reaguar pas vrasjes së biznesmenit Çajup Selimi në Tepelenë.

“Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në  lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 52 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë  e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë.

Grupi hetimor  nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.”, njofton policia.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV