Burg pa afat për tre të arrestuarit që u kapën me tritol, armë e granata në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Durrësit vendosi masën burg pa afat për Barim Flora, Ardjan Gjoka, dhe Jemin Flora lidhur me akuzën e trafikut të armëve municione dhe lëndëve plasëse.

Prokurori i çështjes Bledar Bejko kërkoi arrest me burg për 3 personat nën akuzën e trafikut të armëve dhe lëndëve plasëse, akuza që u hodhën poshtë nga avokatët mbrojtës, të cilët thanë se nuk kemi të bëjmë me trafikim armësh, por vetëm armëmbajtje pa leje.

Pas diskutimeve në seancë, gjyqtari Rexhep Bekteshi vendosi masën arrest me burg pa afat deri në përfundim të plotë të hetimeve.

Barim Flora, 42 vjeç, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe vjedhje, Ardjan Gjoka, 33 vjeç, dhe Jemin Flora, 33 vjeç, kanë rënë në prangat e policisë në Durrës, u arrestuan më 1 qershor tek ‘Mbikalimi i Shkozetit’, pasi gjatë kontrollit të një automjeti tip “Land-Rover Frilander” u gjet 3.6 kg lëndë eksploziv, 1.2 kg eksploziv C-4, 2.2 kg tritol, 3 granata dore luftarake dhe 4 aparate telefoni celular, 1 armë zjarri kallashnikov dhe 1.2 kg lëndë eksplozive tritol, 5 kapsolla detonatore dhe një sasi municioni luftarak. Hetimet për këtë grup kishin nisur para një muaji.

 

Të fundit

Beteja vendimtare dhe fushata e Halid bin Ualidit

Në vitin 636, gjatë periudhës së kalifatit të Rashidunëve, forcat arabe myslimane të udhëhequra nga gjenerali i shquar Halid...

Tirana “thyen” qarqet e tjera për sigurimin e jetës, makinës apo pronës

Tirana rezulton të ketë paguar më shumë para për të siguruar jetën, makinën apo pronën gjatë vitit që lamë pas. Të dhënat më të fundit...

Horoskopi ditor, 20 Gusht 2025

Dashi  Keni nevojë për më shumë qetësi, për shkak të stresit të madh që ju shkakton puna. Personat që keni larguar më parë, do i...

Makina 670,000 euro i ministres “përçan” Turqinë

Ministrja e Familjes dhe Shërbimeve Sociale të Turqi, Mahinur Özdemir Göktaş, e vetmja grua dhe anëtarja më e re e qeverisë turke është kritikuar...

Hansi Flick do të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona

Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të...

Lajme të tjera

Web TV