Greqia dhe Bullgaria dhurojnë 190 mijë doza vaksine Covid-19, ja sa doza përfiton Shqipëria

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Zëdhënësja e qeverisë greke Aristotelia Peloni bëri me dije në një konferencë për mediat, se sheteti helen do ti japë vendit tonë 20.000 vaksina kundër koronavirusit. Vendimi u mor pas konsultave me Komisionin Europian.

Sipas “Kathimerini“,  edhe Maqedonia e Veriut do të marr 20 mijë vaksina.  Ndërkohë zyrtarja e lartë greke nuk sqaroi se çfarë prodhimi do të jenë vaksinat.

Nga ana tjetër Bullgaria njoftoi se do të dhurojë 150 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Shqipëria.

Lajmin e ka bërë me dije, ministri i Shëndetësisë Stoycho Katsarov, i cili u shpreh se Bullgaria ka siguruar dozat e nevojshme për të vaksinuar popullsinë e vetë dhe se do të ndihmojë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën.

“Ne duam të mundësojmë 150 mijë doza vaksinash kundër COVID019 për Ballkanin Perëndimor. Nevojat tona janë të mbuluara, nuk ka asnjë rrezik që një qytetar bullgar të mbetet pa u vaksinuar”, u shpreh ministri i Shëndetësisë.

Katsarov tha se është në pritje të miratimin nga Komisioni Evropian, lidhur me këtë donacion.

Pavarësisht se Bulgaria ka normat më të ulëta të inokulimit dhe fushatën më të ngadaltë të vaksinimit në Bashkimin Evropian, vendi ka siguruar dozat e nevojshme për të vaksinuar të gjithë popullsinë.

 

Të fundit

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

U shpall i zhdukur nga familja, gjendet i groposur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë. Një person i cili ishte raportuar më herët si...

Vrasje me armë zjarri në Vaun e Dejës!

Një 65-vjeçar dyshohet se është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së hënës, në Vaun e Dejës. "Rreth orës 21:00, në fshatin Paçram, në Vau...

Lajme të tjera

Web TV