Kryeminstri Rama takim 2 ditor me palën turke për diskutime/ Çështje të rëndësishme turizmi, farmaceutika dhe energjia

Kryeministri Edi Rama, prej ditës së djeshme po zhvillon një vizitë dy-ditore në Ankara.

Burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama është i shoqëruar nga ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

 

Gjatë takimeve të shumta që delegaçioni po zhvillon, po diskutohet me palën turke për projektet e bashkëpunimit me investitorë në fusha të ndryshme të rëndësishme si teknologjia digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji e transport.

Ditën e djeshme, Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Reçep Tayyip Erdoğan me dyer të mbyllura.