Monika Kryemadhi “heq dorë” nga rrjetet sociale, 20 ditë pa postuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi duket se ka “hequr dorë” nga rrjetet sociale, postimi i fundit është bërë më datë 13 maj për ditën e Fitër Bajramit.

Kryemadhi postoi si në Facebook dhe në Instagram një foto me kreun e KMSH-së, Bujar Spahiu ku mbi të shkruante: Gëzuar Fiter Bajramin, me urimin për më shumë begati për të gjithë shqiptarët. Pas errësirës gjithmonë vjen drita.

Mirëpo që prej asaj dite Kryemadhi ka qenë inekzistente, pavarësisht se shumë gjëra kanë ndodhur në sferën social-politike në vend. Beteja e LSI-së ka vijuar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve, në Kolegjin Zgjedhor dhe Gjykatë, por duket se Kryemadhi ua ka deleguar këtë punë vartësve të saj, ndërsa në profilet zyrtare dhe sociale në rrjet, nuk ka pasur asnjë reagim.

Kryetarja e LSI para disa javësh u largua për në SHBA, ku u prit me shumë gëzim nga kushërira e saj dibrane, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. Kjo e fundit nuk ka nguruar të postojë një video me Kryemadhin në rrjete sociale. Kryemadhi dhe këngëtarja kanë lidhje gjaku, ndaj më herët edhe Bebe Rexha ka ardhur ta vizitojë edhe në Shqipëri.

Nuk dihet nëse Kryemadhi aktualisht ndodhet ende në SHBA apo është rikthyer në Shqipëri, nëse e kaloi oqeanin për arsye politike, shëndetësore apo thjesht për disa pushime pas ngarkesës së madhe post-zgjedhore.

Të fundit

Moti i keq ‘godet’ Italinë veriore/ Alarm në 12 rajone

Pas ditësh me temperatura përvëluese, një stuhi goditi Italinë veriore pasditen e së dielës, duke shkaktuar një viktimë në...

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme të njëkohshme nga Xi Jinping...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Lajme të tjera

Web TV