“Më përdhunoi aq shumë, sa e humba numërimin”/ Gruaja dëshmon ekzekutimin e abuzuesit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E zhveshur e me sy të mbyllura, Lisa McVey i premtoi vetes se do të dilte e gjallë nga qelia e abuzimit, teksa përdhunuesi i saj famëkeq Bobby Joe Long e mbante prej dy ditësh në shtëpi.

Një viktimë përdhunimi në vitet e saj të adoleshencës, ka pasqyruar tmerrin e jetuar në duart e përdhunuesit, vrasës serial Bobby Joe Long në një film të ri të rrjetit Netflix .

Lisa McVey ishte 17 vjeçe kur u rrëmbye dhe u torturua nga vrasësi serial i 10-personave, në një kohë kur ndjehej e dobët e vetërvasëse në Florida.

Por në vend që të pësonte të njëjtin fat të viktimave të tjera të maniakut, ajo arriti ta bindte ta linte të jetonte dhe rrjedhimisht arsyeja e saj e fortë u bë shkaku i arrestimit të monstrës në vitin 1984.

Long besohet se ka përdhunuar më shumë se 50 gra e ka vrarë 10 prej tyre në një periudhë 10-mujore.

Lisa, e cila më pas u martua dhe u bë oficere policie në Florida, dëshmoi nga radha e parë e spektatorëve kur përdhunuesit iu dha injeksioni fatal në vitin 2019.

Ajo ishte duke u kthyer në shtëpi me biçikletë nga puna më 3 nëntor 1984 kur u rrëzua përtokë nga Long i cili e futi në makinë nën kërcënimin e armës, raporton britanikja ‘Sun’.

“Ai më mbajti një ditë e gjysmë nën kërcënimin e armës. Më përdhunoi shumë herë, aq sa e humba numërimin. Kisha frikë se do të më vriste. Unë vetë më herët po mendoja për vetëvrasje, por në këtë situatë isha e vendosur të luftoj për jetën time”.

Lisa thotë tashmë se arriti të ruajë qetësinë dhe hartoi një plan për të shpëtuar veten.

Ajo kishte folur me vrasësin duke e pyetur se përse po e bënte këtë, ai ishte përgjigjur ‘për t’u hakmarrë ndaj grave pas divorcit të tij.

Lexo edhe :  Madridi, qyteti i madh që i reziston të qenit i tillë

Lisa i kishte thënë: “Dëgjo, nuk ka rëndësi mënyra sesi u njohëm, por unë mund të bëhem e dashura jote, të kujdesem për ty, dhe askush nuk do të marrë vesh gjë”.

Dhe kjo kishte funksionuar.

Në filmin “Rrëmbimi i Lisa McVey”, ajo thotë: “Kur ai më liroi dhe u largua me makinë, unë hoqa mbulesën e syve dhe pashë një pemë të mrekullueshme lisi”.

“Më parë kisha dashur të vdisja ndërsa tani kisha dashur të jetoj, ishte si një shans i dytë për jetën.”

Fushata kriminale e Long kishte nisur pas divorcit në 1980, nga nëna e dy fëmijëve të tij.

A gjente viktimat e tij mes grave që vendosnin njoftime në gazetë për të shitur artikuj shtëpiakë.

Long kreu rreth 50 përdhunime në Fort Lauderdale, Miami para se të vendosej në Florida.

Pas një dënimi të shkurtër në burg për sulm seksual, përdhunuesi kaloi te vrasjet.

Ai përdhunoi e mbyti viktimën e tij të parë, 20 vjeçaren Artiss Ann Wick, në 1984.

Long drejtonte një makinë Dodge Magnum, me të cilën i bindte gratë ose i detyronte me armë të ngjiteshin në të.

Ai i çonte ato në vendndodhje të largëta ku i linte trupat në pozicione të pazakonta për t’u dekompozuar.

Vrasësi u arrestua më 1984 dhe u dënua me vdekje për dy nga 10 vrasjet e tij.

Long qëndroi i burgosur 30 vjet në pritje të ekzekutimin, që u bë me injeksion fatal në 23 maj 2019.

Të fundit

Edi Rama foli në Athinë, si kryeministri i një vendi të madh

Nga Spartak Ngjela Edi Rama në Athinë, foli si kryeministri i një vendi të madh. Ai mbajti një fjalim, i cili,...

Tragjike në Itali, humb jetën 40-vjeçari shqiptar

Një 40-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Itali. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari humbi jetën tragjikisht të dielën në një aksident me motor,...

Për të pestin vit radhazi këta janë dy emrat e preferuar për vajza dhe djem në SHBA

Liam dhe Olivia kryesojnë listën e emrave më të përdorur të fëmijëve në SHBA për të pestin vit radhazi. Edhe në listën e vitit 2024...

E rëndë/ Shembet një godinë banimi, të paktën 20 viktima dhe 32 të zhdukur

Njëzet persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një ndërtese banimi në ndërtim në qytetin George, në bregdetin e Afrikës së Jugut, ndërsa...

‘Republika e prokurorëve’, një trillim i të korruptuarve

Nga Preç Zogaj  “Republika e prokurorëve” nuk ka ekzistuar e nuk mund të ekzistojë në një vend demokratik. Nuk e lejon arkitektura e ndërtimit të...

Lajme të tjera

Web TV