Rama tregon projektet shqiptaro-turke: Nga infrastruktura, sistemi i kontrollit me dron dhe fabrika e vaksinave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet në Turqi për një vizitë dy ditore atje.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan se gjatë takimit të tij në Ankara ka zhvilluar një bashkëbisedim me sipërmarrësit e ekselencës turke ku kanë diskutuar për ndërtimin e 7 lloje vaksinash në Shqipëri dhe Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech.

Po ashtu, është diskutuar për sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik, po ashtu për programin e mandatit të tretë për infrastrukturën kombëtare.

Kryeministri Rama postim ne Facebook:

Ankara – Ditë bashkëbisedimesh të detajuara me sipërmarrje të ekselencës turke për:

* Ndërtimin e fabrikës së 7 llojeve të vaksinave, si zemra e një qendre të klasit të parë të prodhimit farmaceutik

* Teknopark Albania, një qendër e teknologjisë së lartë në periferi të kryeqytetit, për kompanitë HighTech, Start Up-et e kërkimin shkencor, sipas modelit të suksesshëm të jetësuar në Turqi, si katalizator i transformimit ekonomik e social dhe krijimit të vendeve cilësore të punës për të rinjtë

* Sistemin e kontrollit të territorit të vendit me dronë superinteligjentë, për prodhimin e të dhënave në kohë reale mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik natyrisht e të tjera akoma

* Programin e Mandatit të Tretë për infrastruktren kombetare

Të fundit

Anija e sekuestruar me 670 tonë naftë kontrabandë në Durrës/ Në pranga polici

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), ka arrestuar një inspektor policie dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim,...

Fallciteti i PD

Nga ARTUR AJAZI Janë fallco edhe në Parlament, edhe në protesta. Janë fallco në selinë e partisë edhe në takime me votuesit, kur kthehen  pas...

Vota e diasporës/ Nis takimi i Sali Berishës me shqiptarët në Romë

Ka nisur takimi i kreut të PD Sali Berisha me shqiptarë të cilët jetojnë në Romë. Berisha është pritur me ovacione nga demokratët. Takimi ka nisur...

“Ardhja e pushuesve të huaj, meritë e Zotit”- Rama i përgjigjet komentuesit

Kryeministri Edi Rama, në rubrikën ‘Sy m’sy’ i është përgjigjur një komentuesi, i cili shprehet se Shqipëria ka shumë turistë sepse Zoti na ka...

“Loredana më mirë pa Jozin në lojë”/ Këngëtari përballet live me nënën e banores

Nëna e Loredanës: Doja të thosha që para se të dilte Jozi, u soll mirë me Loredanën, na ka pëlqyer. Por, fillimisht, sjellja e tij...

Lajme të tjera

Web TV