Balla viziton manastirin e “Shën Joan Vladimirit” në Shijon: Elbasani është kryeqyteti i bashkëjetesës ndërfetare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla vizitoi sot manastirin e “Shën Joan Vladimirit” në Shijon, Elbasan, ku përcolli mesazhe për nevojën për bashkëpunim në politikën shqiptare.

Në fjalën e tij Balla tha se Manastiri i “Shën Joan Vladimirit” është mikpritës i pelegrinazhit të besimtarëve ortodoksë nga gjithë Ballkani, ndërkohë që tani ndodhen edhe lipsanet e shenjtorit.

“Me vendosjen e lipsaneve ftoj të gjithë besimtarët ta vizitojnë këtë vend të shenjtë, vend i krenarisë sonë në aspektin e traditës qindravjeçare të besimit të krishterë në Shqipëri. Gjej rastin të falënderoj autoritetet më të larta dhe ato vendore të komunitetit ortodoks për ruajtjen dhe vijimësinë e kësaj tradite”, deklaroi Balla.

Me tej gjatë fjalës së tij Balla theksoi se “Elbasani është kryeqyteti i bashkëjetesës ndërfetare dhe ne kemi detyrimin që në frymën e kësaj bashkëjetese fetare të punojmë të gjithë së bashku pa asnjë dallim në të mirë të zhvillimit të kësaj zone”.

“Propozimi im ndaj kishës është që pelegrinazhi të jetë 1 javë. Këtu vijnë besimtarë të krishterë nga Mali i Zi, Greqia e Bullgaria. Shën Joan Vladimiri është simbol i mirëfilltë i asaj që ne në Ballkan duhet të kemi, modele të bashkëjetesës dhe integrimit. Modeli i integrimit europian duhet të na orientojë të gjithëve”, tha Balla, ndërsa kërkoi që të rriten kapacitetet akomoduese në këtë destinacion të shenjtë dhe kulturor për qarkun e Elbasanit.

Balla iu përgjigj edhe deklaratës së sotme të Presidentit Meta nga ky manastir, ndërsa tha se, “Zoti fal vetëm mëkatet shpirtërore, jo ato ligjore”.

“Apeli im është se do të doja që këtu me mua të ishin edhe kolegët e PD-së, ftesa ime të vijnë ta vizitojnë Manastirin e Shën Joan Vladimirit. Këtu sot bashkë me ne janë besimtarë nga Mali i Zi dhe Serbia. Siç na bashkon ky shenjt, duhet të bashkohemi brenda politikës shqiptare dhe mbi të gjitha brenda këtij rajoni”, tha ai.

Të fundit

“U bë kohë e gjatë me të njëjtët njerëz”, Rama sinjale të forta në Fier

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Bashkinë e Fierit, e drejtuar nga politikani dhe ish-deputeti socialist Armando Subashi....

Altin Dumani i jep një sinjal të fortë politikës: Ndërhyrjet tuaja…

Kreu i SPAK, Altin Dumani, i ka dhënë një mesazh të qartë politikës shqiptare teksa nënvizoi se rekomandimet e dërguara përmes Kuvendit nuk janë...

Granit Xhaka “tradhton” Milanin, po transferohet te një tjetër ekip italian

Granit Xhaka është drejt kalimit në Serie A, por jo te Milani. Gjatë disa javëve të fundit ka pasur një flirt mjaft të rëndësishëm...

Kryeministri Rama mbërrin në Fier i shoqëruar nga Belinda Balluku

Fieri është bashkia e radhës e madhe në vend, ku kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një takim me drejtues vendorë dhe...

Salianji: Dënim politik për të më hequr nga zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar menjëherë pas lirimit nga burgu i Fierit, ku vuante një dënim me 1 vit heqje lirie...

Lajme të tjera

Web TV