FAO: Rriten me 4.8% çmimet globale të ushqimeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rriten çmimet e ushqimeve në tregjet globale. Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë raporton se rritja në krahasim me muajin Prill është me 4.8% duke shënuar rritjen më të shpejtë mujore. Indeksi i çmimit të ushqimit arriti vlerën mesatare 127.1 pikë në Maj, vlera më e lartë që nga shtatori I vitit 2011 dhe 39.7 % në nivel më të lartë se në maj 2020.

Po sipas organizatës, rritja e çmimeve ndërkombëtare të vajrave bimorë, sheqerit, drithërave së bashku me çmimet e larta të mishit dhe produkteve të qumështit ndikoi në rritjen e indeksit. Furnizimet janë prekur nga pengesat në prodhim dhe transport gjatë periudhës së pandemisë. Sipas njoftimit, rritja më e madhe është shënuar për vajin vegjetal me 7.8% duke reflektuar rritjen e kuotave të palmës dhe sojës. Çmimet e vajit të palmës u rritën për shkak të rritjes së ngadaltë të prodhimit në vendet e Azisë Juglindore, e ndjekur nga rritja e çmimit të sheqerit me 6.8% për shkak të vonesave në korrje dhe uljes së rendimenteve të prodhimeve në Brazil, eksportuesi më i madh i sheqerit në botë.

Ndërsa në Maj çmimi i mishit u rrit me 2.2% në krahasim me Prillin për të gjitha llojet e mishit për shkak të një ritmi më të shpejtë të blerjeve të importit nga Kina, si dhe rritjes së kërkesës së brendshme për mish pule dhe derri në rajonet kryesore prodhuese. Përsa i përket qumështit, rritja e çmimit është mesatarisht 28% mbi nivelin e tij një vit më parë. Rritja u drejtua nga kërkesa e fortë e importit për qumështin e skremuar dhe të plotë, ndërsa çmimet e gjalpit ranë për herë të parë në pothuajse një vit ndikuar nga rritja e furnizimeve të eksportit nga Zelanda e Re.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV