Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri raporton në Kuvend: Gjatë 2020 janë paraqitur 741 ankesa për procedura prokurimi

113 563 lexime

106,048FansaPëlqeje

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri raportoi dje në Kuvendin e Shqipërisë mbi veprimtarinë vjetore të institucionit që ai drejton për vitin 2020.

Në fjalën e tij, Myzyri tha se prokurimi publik është në vijën e parë të frontit në botë në përgjigje të pandemisë, ndaj në kushtet e një realiteti të ri, Komisioni ndërmori të gjitha masat e nevojshme për organizimin dhe funksionimin e tij.

Sipas tij, gjatë vitit 2020 janë paraqitur 741 ankesa për procedura prokurimi të zhvilluara nga 220 autoritete kontraktore me një fond limit total afërsisht prej 238 milion dollarësh. 2 Në total 281 operatorë kanë paraqitur ankesa, ku 216 prej tyre ose rreth 29 % janë ankesa të paraqitura për dokumentet e tenderit dhe rreth 525 ankesa ose rreth 71 % e tyre , janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave.

Fjala e Kryetarit të Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri:

E nderuar znj. drejtuese e seancës Të nderuar deputetë, Paraqitja e raportit vjetor para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si edhe grupeve të interest, është më shumë sesa një detyrim ligjor për institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik. Është një mundësi për të përmirësuar komunikimin, llogaridhënien dhe vendosjen e një standardi të ri të publikimit të veprimtarisë së tij. Viti që lamë pas ishte një vit jo i zakonshëm dhe aspak i lehtë. Në një kohë të tillë, reformat ngadalësohen, shpejtësia në vendimmarrje gjithashtu. Në ndryshim nga sistemi gjyqësor ku shumë procese u pezulluan, veprimtaria e Komisionit të Prokurimit Publik nuk u ndal në asnjë moment dhe nuk u ngadalësuan as reformat tepër të rëndësishme.

Ne jemi të vetëdijshëm, që prokurimi publik është në vijën e parë të frontit në botë në përgjigje të pandemisë, ndaj në kushtet e një realiteti të ri, Komisioni ndërmori të gjitha masat e nevojshme për organizimin dhe funksionimin e tij. Komisioni ka pasur në vëmendje të posaçme shpejtësinë në vendimmarrjen e tij veçanërisht për ankesat, që i përkasin procedurave të përshpejtuara të rindërtimit, si edhe ankesave në lidhje me mallra/punë/shërbime për çështjet, që lidhen ngushtë me shëndetësinë dhe situatën e krijuar nga Covid-19, duke bërë kështu të mundur zgjidhjen në ligjshmëri të plotë dhe për një kohë sa më shpejtë. Sot, kur të gjithë kemi kaluar një sfidë personale dhe profesionale, ndjehemi më shumë se krenarë, pasi për asnjë moment veprimtaria e Komisionit të Prokurimit Publik nuk u ndërpre, por arritëm, që gjatë kësaj periudhe të zgjidhim plot 761 ankesa në total, shprehur në 609 vendime.

Në total gjatë vitit 2020 janë paraqitur 741 ankesa për procedura prokurimi të zhvilluara nga 220 autoritete kontraktore me një fond limit total afërsisht prej 238 milion dollarësh. 2 Në total 281 operatorë kanë paraqitur ankesa, ku 216 prej tyre ose rreth 29 % janë ankesa të paraqitura për dokumentet e tenderit dhe rreth 525 ankesa ose rreth 71 % e tyre , janë ankesa të paraqitura për fazën e vlerësimit të ofertave.

Nga ankesat e shqyrtuara gjatë vitit 2020, nga Komisioni i Prokurimit Publik, 329 (treqind e njëzet e nëntë) ose 49.6 % e tyre janë pranuar, krahasuar me 35.05 % të pranuara gjatë vitit 2019, ankesa 321 ose 48.4 % janë ankesa të refuzuara krahasuar me 45.72 % gjatë vitit 2019 dhe 1.9 % është vendosur anulimi i procedurës, krahasuar me 19.02 % në vitin 2019. Numri më i lartë i ankesave lidhet me procedurat e prokurimit publik konkretisht 732 (shtatëqind e tridhjetë e dy) janë ankesa në lidhje me procedura të prokurimit publik, 3 (tre) ankesa për procedura ankandi, 5 (pesë) ankesa lidhur me lejet minerare dhe 1 (një) ankesë për procedurë koncesioni.

Gjatë vitit 2020 numrin më të madh të ankesave e zënë ato në lidhje me procedurat e prokurimit për kontratat për shërbime me 342 të tilla, prej të cilave 94 ankesa janë për shërbimin e ruajtjes fizike, për kontratat për mallra me 317 ankesa, duke vijuar me ankesat për kontratat për punë publike me 73 ankesa. Vihet re, se në krahasim me vitin 2019 ka një ulje të ankesave për shërbimin e ruajtjes fizike duke shënuar një ulje në 12,6 %, krahasuar me 39 %, që ka qenë pesha e këtyre ankesave në vitin 2019. Krahas shqyrtimit të ankesave, për problematikat e konstatuara në vendimmarrje kemi adresuar pranë organeve kompetente si edhe kemi hartuar Rekomandime me qëllim shmangien e tyre në të ardhmen. *** Ne jemi të ndërgjegjshëm për rolin e rëndësishëm si organi më i lartë i shqyrtimit të ankesave, në sistemin në tërësi të prokurimeve publike, ndaj dhe shtyllat kryesore të vendimmarrjes mbështeten mbi ligjshmërinë, integritetin profesional dhe personal, shoqëruar këto me forcimin e vazhdueshëm të pavararësisë institucionale dhe funksionale. Qëndrueshmëria dhe ligjshmëria në vendimmarrje e Komisionit të Prokurimit Publik është konfirmuar edhe nga Gjykata, numri i ulët i padive në raport me çështjet e trajtuara dhe konfirmimi i mbi 52 % të çështjeve, ndërkohë që një numër i lartë i çështjeve janë ende në shqyrtim. Nga numri total i vendimeve të nxjerra për vitin 2020, 10 % prej tyre, subjektet palë të procesit apo subjekte të interesuara i janë drejtuar me kërkesë padi Gjykatës administrative së shkallës së parë. 3 Në përfundim të procesit gjyqësor në shkallë të parë, gjykata ka vendosur pranimin e 7 kërkesëpadive, ndërkohë që ka rrëzuar 32 kërkesëpadi, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit të Prokurimit Publik, ndërsa pjesa tjetër vijon të jetë në proces shqyrtimi gjyqësor.

Nga 45 vendimet e Gjykatës Administrative të Shkallës së parë vetëm 22 prej tyre janë ankimuar në Gjykatën Administrative të Apelit, ndërkohë që 17 vendime kanë marrë formë të prerë dhe 6 të tjera janë akoma në afat për ezaurimin e të drejtës së ankimit. Kjo tregon se paditësi ka pranuar vendimmarrjen e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë duke u bindur për ligjshmërinë e vendimit të Komisionit të Prokurimit Publik. Pasqyra e të dhënave të çështjeve gjyqësore, nxjerr në pah faktin se Komisioni i Prokurimit Publik është një organ i cili ka krijuar qëndrueshmëri në vendimmarrje dhe gjithashtu tregon për një konsolidim të qëndrimeve qoftë të Komisioni i Prokurimit Publik, qoftë të gjykatave për raste të ngjashme.

*** Gjatë vitit që lamë pas, Komisioni i Prokurimit Publik ka ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm për plotësimin e rekomandimeve të lëna me anë të rezolutës së datës 09.07.2020, “Për Vlerësimin e Veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik për vitin 2019” nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, veçanërisht në drejtim të ngritjes së kapaciteteve, digjitalizimit të shërbimeve dhe forcimit të bashkëpunimit me institucionet e tjera. Parimi i përgjithshëm, se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e munguar merr një tjetër rëndësi në rastin e procedurave të prokurimit publik. Zbatimi në kohë i vendimmarrjes së Komisionit të Prokurimit Publik lidhet drejtpërdrejtë me elementet e një procesi të rregullt ligjor për palët në proces, si edhe nga ana tjetër mbron interesin më të lartë publik për marrjen në kohë të punëve/mallrave/shërbime dhe shmangien e përdorimit të procedurave me negocim.

Lexo edhe :  Klientja hap kamerën dhe filmon, miu bën “festë” në dyqanin e mishit

Një strukturë e posaçme e monitorimit dhe e verifikimit të zbatimit të vendimeve të KPP-së është ngritur tashmë dhe ka filluar të monitorojë zbatimin e vendimeve duke nisur nga tetori i vitit 2020. Për të gjitha rastet kur Komisioni në veprimtarinë e tij ka konstatuar shkelje të procedurave ligjore, ka referuar çështjen pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, ose ka marrë vetë masën e gjobës ndaj titullarit të autoritetit kontraktor. Kështu, në mbështetje të ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin Publik” i ndryshuar gjatë periudhës vitit 2020 janë referuar 7 çështje pranë Agjencisë së Prokurimit Publik, 5 prej të cilave të organizuara nga organe të qeverisjes qendrore dhe dy prej organeve të qeverisjes vendore për hetim administrativ të mëtejshëm. Në një rast, Komisioni i Prokurimit Publik ka ndërmarrë masën gjobë për një titullar autoriteti kontraktor, për mosbashkëpunim me KPP.

4 Reforma të reja nisën dhe janë në rrugën e mbarë të zbatimit të tyre, megjithëse në kushtet e një pandemie. Qëndrueshmëria në vendimmarrje, shpejtësia, forcimi i kapaciteteve, transparenca dhe digjitalizimi i shërbimeve, kanë qenë kryefjala e veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik përgjatë vitit të kaluar. Në drejtim të forcimit të kapaciteteve në gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar janë zhvilluar katër sesione të posaçme trajnimi me SIGMA-OECD fokusuar kryesisht në sfidat e reja të Komisionit të Prokurimit Publik në kuadër të hyrjes në fuqi të ligjit të ri, por puna jonë nuk do të ndalet këtu. Gjatë vitit 2021 ne synojmë, që të krijojmë një platformë të qëndrueshme trajnimi fillestar dhe të vazhdueshëm për të gjithë punonjësit e Komisionit të Prokurimit Publik, bazuar në modelet më të mira, me mbështjetjen e SIGMA-OECD, Open Contracting dhe strukturave akademike duke parë kështu edhe mundësinë e krijimit edhe në nivel Master në fushën e Prokurimeve. Teksa flasim për qëllimet e ligjit për prokurimin publik, në krye të ratio legis është ai i sigurimit të integritetit, besimit publik dhe transparencës në procedurat e prokurimit, ndaj ne jemi kujdesur, që të sigurojmë transparencë të plotë të vendimmarrjes sonë. Duke nisur nga Korriku e në vijim, një standard i ri i publikimit të veprimtarisë është vendosur. Çdo tre muaj Komisioni harton dhe publikon buletinin e veprimtarisë së tij. Ndërkohë në vitin që lamë pas kemi krijuar të gjithë infrastrukturën e duhur për krijimin e një sistemi të ri të publikimit të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik. Një faqe e re interneti e ndërthurur me sistemin e menaxhimit dhe dorëzimit të ankesave, do të jetë në funksion brenda vitit 2021.

Komisioni jo vetëm që publikom në kohë reale të gjithë veprimtarinë e tij ashtu siç parashikon dhe kërkon ligji, por mbështetet në parimet e Open Data. Ekspertët më të mirë të Open Contracting Partnership janë tashmë në skuadrën tonë, ku së bashku me ekspertët më të mirë vendas dhe AKSHI do të drejtojnë themelimin e një standardi të ri të publikimit të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik. Për këtë qëllim, më datë 5.10.2020, me synim lehtësimin e zbatimit të parimeve të kontraktimit të hapur gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij dhe në kuadër të ngritjes së kapaciteteve, KPP nënshkroi një Memorandum Mirëkuptimi me Open Contracting Partnership (OCP).

Ky memorandum, hap rrugën e zbatimit të një standardi të ri të publikimit të veprimtarisë së Komisionit të Prokurimit Publik, nëpërmjet publikimit të të dhënave të veprimtarisë së tij bazuar në parimet open data. 5 Gjatë vitit të kaluar, kemi shmangur burokracinë dhe kemi kaluar një sërë shërbimesh online, nga kryerja e veprimeve financiare deri tek publikimi i vendimeve me nënshkrim elektronik, me synim shmangien e vonesave në zbatimin e tyre nga autoritetet kontraktore. Sfida jonë për këtë vit mbetet krijimi dhe funksionimi i sistemit tërësisht online të dorëzimit dhe menaxhimit të ankesave.

Ky sistem është projekti më i rëndësishëm i 10 viteve të fundit të KPP-së, ai i digjitalizimit të shërbimeve dhe dorëzimit të ankesave, përmes portalit unik qeveritar E-Albania, ku operatorët ekonomikë do të kenë mundësinë të dorëzojnë ankesat e tyre pranë KPP-së pa pasur nevojë të udhëtojnë me kilometra të tëra nga e gjithë Shqipëria, duke shmangur kostot dhe deburokratizuar shërbimet. Në vitin që lamë pas arritëm të përfundojmë dhe dakordësojmë termat e referencës ,ndërkohë që brenda këtij viti sistemi do të jetë plotësisht funksional. Ky është edhe një ndër hapat e fundit, të reformës së nisur mbi 12 vite më parë të zhvillimit të procedurave të prokurimit online, duke përfshirë edhe atë të dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave. Kjo do të kthejë Shqipërinë ndër vendet e para dhe të pakta, që ka përfshirë edhe procesin e dorëzimit dhe shqyrtimit të ankesave online në fushën e prokurimeve.

Forcimi i pavarësisë institucionale të Komisionit të Prokurimit Publik është një parakusht i rëndësishëm për suksesin e reformave të nisura nga Komisioni. Pavarësia e dhënë nga ligji nuk është një privilegj, por një nga përgjegjësitë themelore të trupës vendimmarrëse dhe të institucionit, që rrjedh nga të drejtat e njeriut për të pasur një arbitër të paanshëm në një konflikt, të garantuar nga Kushtetuta dhe ligji. Ashtu si edhe një ndër themeluesit e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nënvizuar se: “Për sa kohë që mund të kemi një Gjyqësor të pavarur, interesi më i lartë publik do të jetë i sigurtë”.

Ndryshime thelbësore dhe sfida të reja presin institucionin e Komisionit të Prokurimit Publik në në drejtim të organizimit dhe funksionimit, gjykimit me kolegje me tre anëtarë, ndryshime në drejtim të ofrimit të shërbimeve dhe shpejtësisë së tyre, por garantojmë, se emëruesi i përbashkët do të jetë pasioni për të shërbyer me integritet, transparencë dhe drejtësi, ashtu siç përshkruhet në ligj. Sinqerisht, Kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik Jonaid MYZYRI

 


Të fundit

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri raporton në Kuvend: Gjatë 2020 janë paraqitur 741 ankesa për procedura prokurimi

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik (KPP), Jonaid Myzyri raportoi dje në Kuvendin e Shqipërisë mbi veprimtarinë vjetore të...

“Covid Free”/ Prej dy javësh asnjë i infektuar me virus në 31 qytete të Shqipërisë

Ndër qytetet e pastra janë kryesisht ato në veri, si Kruma, Peshkopia dhe Kukësi. Në jug janë Tepelena e Himara. Specialisti i ISHP Artan Simaku,...

Operacioni për kërkim-shpëtimin e dy turistëve finalizohet me sukses/ Ja ku u gjetën

TROPOJË- Pas orëve të gjata kërkimi, është bërë e mundur gjetja e 2 turistëve  nga Suedia dhe Rusia të cilët kishin humbur që prej...

Vrau ish-dhëndrin në lokal, Policia kontrollon banesën e 52-vjeçarit

Pak orë pas vrasjes tek Gjykata, policia e Tiranës ka mbërritur në banesën e autorit Mexhit Picari. Sipas “BalkanWeb”  forcat e policisë po kryejnë...

Kremtohet festa e Shën Joan Vladimirit në Manastirin e Shijonit, besimtarët luten dhe ndezin qirinj

Besimtarët ortodokse nga Shqipëria, por edhe nga Maqedonia e Mali i Zi janë mbledhur mbrëmjen e sotme për të kremtuar festën e Shën Johan...

Lajme të tjera

Web TV