Nga 9 qershori mund të udhëtoni drejt Francës, ja kushtet që duhet të plotësoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qytetarët e bllokut europian të cilët janë vaksinuar, do të mund të udhëtojnë nga 9 qershori drejt Francës pa qenë e nevojshme të paraqesin një test COVID-19. Kështu thuhet në udhëzimin e ri të publikuar nga qeveria franceze.

Sidoqoftë, vizitorëve plotësisht të vaksinuar nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara do t’u kërkohet një test negativ, edhe pse edhe për ta kërkesa për karantinim të detyrueshëm hiqet dhe udhëtimet jo-thelbësore nuk do të ndalohen më.

MB dhe SHBA klasifikohen si zona portokalli nën një sistem udhëtimi “semafor” që Franca ka futur në përdorim, ku vendet kategorizohen në bazë të situatës epidemiologjike. Vizitorët jo të vaksinuar do të duhet të japin një arsye thelbësore për udhëtimin, një test negativ dhe gjithashtu do të duhet të bëjnë karantinë për shtatë ditë.

Vendet “e gjelbëra” përfshijnë të gjitha vendet e BE-së si dhe Australinë, Zelandën e Re, Korenë e Jugut, Izraelin, Libanin dhe Singaporin. Asnjë arsye jetike për hyrje nuk do të jetë e nevojshme dhe vetëm udhëtarët jo të vaksinuar do të duhet ende të bëjnë një test PCR prej më pak se 72 orë.

Vendet e klasifikuara “të kuqe” përfshijnë Afrikën e Jugut, Brazil, Indi dhe Turqi. Pavarësisht të vaksinuar apo jo, të gjithë vizitorët do të duhet të japin një arsye thelbësore për hyrjen në Francë, një test negativ dhe një periudhë karantine prej shtatë deri në 10 ditë pas mbërritjes.

 

Të fundit

Nico Williams mashtroi Barcelonën! Klubi tani i rikthehet fiksimit të vjetër

Për të dytën verë rresht, Nico Williams "gënjen" Barcelonën dhe në fund vendos të rinovojë më Athletic Bilbao. Kur...

Delvinë/ Çobani rezulton dy ditë i zhdukur pa gjurmë

Një 52-vjeçar ka denoncuar dje në Policinë e Delvinës humbjen pa gjurmë prej dy ditësh të kolegut të tij 48-vjeçar. Policia e Vlorës njoftoi sot...

14-vjeçarja shqiptare mund serben në karate, shpallet Kampione Bote

Ekipi kombëtar shqiptar i të rinjve në karate mori pjesë në Ligën Botërore të Karatesë për të Rinj, e zhvilluar në Kroaci nga 26...

Punëtori bie nga lartësia duke montuar tendën e diellit, nën akuzë pronari i karburantit

Pronari i një karburanti në Delvinë është marrë nën akuzë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, pasi ditën e djeshme, duke punuar...

Athinë, përplasen dy autobusë, 54 persona të plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e 54 personave ka ndodhur në Athinë. Mësohet se dy autobusë janë përplasur në një stacion. Sipas raportimeve, shoferi i...

Lajme të tjera

Web TV