Kapet jahti me 2.5 tonë drogë në Spanjë, arrestohet shqiptari

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia spanjolle ka sekuestruar 2.5 tonë lëndë narkotike në një jaht, në Alicante, ndërkohë ka arrestuar dhe tre persona të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Hetimet filluan kur lindën dyshimet se jahti mund të ketë marrë lëndë narkotike në det. Mbi 2.400 kilogramë hashash u gjetën të fshehura mes 50 fuçive plastike me naftë, secili me një kapacitet prej 50 litrash. Pjesa tjetër e lëndës narkotike u gjet e paketuar në thasë.

Sipas Guardia Civil, ekzistonte një rrjet kriminal, që i kushtohej trafikut të drogës në Alicante dhe Murcia. Gjashtë nga anëtarët e dyshuar të organizatës u arrestuan në 13 maj, një shqiptar dhe pesë spanjollë të moshës midis 25 dhe 69 vjeç.

Katër nga anëtarët u arrestuan në Kartagjenë, njëri në La Manga del Mar Menor (Murcia) dhe tjetri në Santa Pola (Alicante).

 

Duke marrë parasysh historinë e disa prej anëtarëve, ata janë një organizatë që konsiderohet e rrezikshme. Disa nga anëtarët kanë të dhëna të shumëfishta për trafikun e drogës dhe njëri prej tyre ka kryer një vrasje, në vitin 2007, në Spanjë, raporton Euro Ëeekly Neës.

Tre nga anëtarët, përfshirë kreun e organizatës, janë dënuar me burg ndërsa tre të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

 

Të fundit

Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të...

The Telegraph: Trump do t’i ofrojë Putinit mineralet e rralla të Alaskës

Presidenti amerikan Donald Trump, po përgatitet t’i ofrojë Presidentit rus Vladimir Putin qasje në burimet e mineraleve të rralla, në këmbim të paqes në...

Rama: Forcat Komando, vlerë e shtuar në luftën kundër zjarrit mes Delvinës e Gjirokastrës

Këtë të enjte, më 14 gusht, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim lidhur me situatën e zjarreve që kanë përfshirë prej javësh...

Pjatalarësi që themeloi kompaninë 4 trilionë dollarëshe, historia e CEO-s së Nvidia

Kur Jensen Huang, shefi ekzekutiv 62-vjeçar i Nvidia shfaqet me xhaketën e lëkurës para një publiku, është e vështirë të përfytyrosh djaloshin imcak me...

“Apokalips” në Greqi/ Mbi 5 mijë zjarrfikës në luftë me flakët

Spanja vijon edhe këtë të enjte betejën me flaket që kanë shkrumbuar me mijëra hektarë pyje dhe zona të banuara.  Autoritetet njoftuan viktimën e...

Lajme të tjera

Web TV