Manastirliu ndjek punimet në spitalin e Shkodrës, zotohet për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka inspektuar fillimin e punimeve në spitalin rajonal Shkodër, për rikonstruksionin e bllokut operator.

“Jam këtu në Shkodër me mjekët e shërbimit të kirurgjisë, ku fillon puna në një tjetër kantier, për të bërë të mundur përmirësimin e shërbimit të kirurgjisë në këtë spital dhe ngritjen në një nivel të ri të këtij shërbimi për qytetarët dhe për pacientët që kanë nevojë”, tha Manastirliu.

 Drejtori i Spitalit të Shkodrës, dr. Ardian Dajti u shpreh se me këtë investim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, do të rinovohen edhe aparaturat dhe të gjithë pajisjet e sallave të operacionit, si dhe do të investohet në salla moderne, sipas standardeve bashkëkohore.

Kirurgu Gëzim Galiqi tha se ky është një investim i shumëpritur për spitalin e Shkodrës, i cili po bëhet realitet.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, gjatë vizitës së saj në Spitalin Rajonal të Shkodrës, është ndalur edhe me mjekët dhe infermierët e shërbimit të urgjencës dhe të repartit Infektiv të këtij Spitali, i cili ka shërbyer deri para pak kohësh si pavion COVID.

 “Dua t’iu falenderoj për gatishmërinë dhe për të gjithë punën që keni bërë për përballimin e pandemisë, për trajtimin e rasteve të dyshuara, të infektuara por edhe post-covid. Edhe pse, ashtu sikurse Spitali I Durrësit dhe Elbasanit, nuk jeni tashmë pavion COVID, edhe në këtë spital do të vijojnë të trajtohen rastet post-covid dhe sigurisht do të jemi në gatishmëri maksimale për çdo situatë. Gjej rastin që t’iu falenderoj pra edhe njëherë për gjithë punën, angazhimin tuaj, profesionalizmin, përgjatë kësaj periudhe të vështirë. Por sfida të reja na presin. Sepse, siç e dimë pandemia ende nuk ka përfunduar. Impakti i pandemisë do të ndihet gjatë në sektorin shëndetësor. Kështu që duhet të vijojmë të harmonizojmë shërbimet dhe gjithashtu edhe të mbështesim ekipet tona mjekësore kudo në vend, në të gjithë nivelet, për të garantuar shërbime më të mira për qytetarët”, shtoi  Manastirliu.

 

Lexo edhe :  Një grua bëhet drejtuese e Policisë Bashkiake të Tiranës, kush është Elona Lalaj

Të fundit

Irani teston raketën që nuk mund ta ndalë asgjë

Irani ka thënë se e ka testuar “suksesshëm” një raketë të re balistike, duke pretenduar se ajo mund të...

“SHBA t’i merr paratë dhe të këput kokën”/Rama: Berisha e di pse është shpallur non grata

Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN,  komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes...

Idrizi: Fredi Beler do të turpëronte çdo parti politike po ta kishte

Shpëtim Idrizi komentoi në Debat dhe praninë e eurodeputetit Fredi Beleri, në takimet e zhvilluar nga Sali Berisha në Himarë apo dhe Greqi. Për kreun...

Basha poston video me Ramën duke vjedhur qytetarët

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video te realizuar meinteligjencë artificiale, ku shfaqet Rama duke vjedhur qytetarët dhe disa nga...

Tatimi mbi pagat “mbush” arkën e shtetit

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 181.1 miliardë lekë në deri në mars të këtij viti. Të dhënat zyrtare të Ministrisë së Financave, nxjerrin në pah...

Lajme të tjera

Web TV