U arrestua si bashkëpunëtore e babait/ Dhurata Saliaj thyen heshtjen: Kudreti më tha se do më vriste, erdhi në shtëpi dhe…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhurata Saliaj ka dhënë dëshminë e saj, pasi u arrestua mbrëmjen e kaluar si bashkëpunëtore në vrasjen e Kudret Saliajt.

“Marredheniet me Kudretin i kishim shume te acaruara. Sa here une tentoja te kontaktoja me femijet, ai vinte te puna e babit ose ne shtepi dhe na kercenonte dhe thoshte se do me vriste.

Rasti me i fundit ka qene para 3 ose 4 ditesh qe erdhi ne shtepi ne Picar dhe na kercenoi si familje. Kur vinte ne shtepi shumicen e hereve i dilte mami dhe perballej me te se mua kishin frike te me nxirnin. Para 1 muaji mami ka marre urdher mbrojtje nga ai per 1 vit.

Familja ime ka jetuar nen presion kaq muaj. Kam shkuar me babain tek gjykata dhe ja kam bere te qarte kudretit se une femijet nuk i le. Doja te takoja djalin ti flisja. Aty ndodhi ngjarja”, ka thënë e reja para hetuesve.

Mësohet se Dhurata Saliaj, ka qenë e ulur në tavolinë bashkë me të atin, ngjitur me Kudret Saliajn, vetëm pak momente para se të ndodhte krimi i rëndë.

Dhurata Saliaj ka qenë arrestuar më herët për dhunë në familje. Sot kur ndodhi krimi, ajo duhet të ishte në shtëpinë e saj, pasi ishte nën masën ‘arrest shtëpie”, por e ka thyer këtë masë, për të ardhur në Gjykatë.

Përballja e saj me Kudret Saliajn, solli edhe krimin e rëndë. Pasi përcolli të bijën, Mexhat Picari u kthyer sërish në lokalin ku ishte dhëndri i tij dhe e qëlloi për vdekje me armë zjarri. Përpara grupit hetimor, Picari ka rrëfyer se Saliaj i kërcënonte vazhdimisht si familje.

Të fundit

1889 – Botohet numri i parë i gazetës The Wall Street Journal

Më 8 korrik 1889, në New York u botua për herë të parë gazeta The Wall Street Journal, një...

Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e bërë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për heqjen e masës së sigurisë arrest...

I dogji makinën fqinjit të tij, arrestohet 60-vjeçari në Tiranë

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se për qëllime të dobta dogji automjetin e fqinjit të tij. Përmes një...

Zaptuan hapësirat publike, Policia aksion në plazhin e Gjipesë! 4 persona nën hetim

Shërbimet e Policisë në Himarë kanë  vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve...

Urgjenca e reformimit të algoritmeve në epokën e IA

Nga: Emirjon Senja Entuziazmi për përdorimin e algoritmeve për të parashikuar sjelljen e qytetarëve me qëllim parandalimin e ngjarjeve devijante, si edhe në procesin e...

Lajme të tjera

Web TV