“Për ty rri tre muaj, nuk shkoj tek gratë”, Iliazi bën deklaratën për Arbana Osmanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Iliaz Laskaj, nga Selishta e Peshkopisë, ka rrëfyer hitorinë e tij pasi emri i tij u bë i njohur për bashkëjetesën me dy gra, Manushaqen dhe Anifen.

Në vitin 2001 Iliazi u martua me Anifen, por duke qenë se ajo nuk bënte dot fëmijë, në vitin 2005 ai lidhi një kurorë të dytë me Manushaqen. Iliazi ka 7 fëmijë dhe pret që së shpejti të bëhet baba për herë të 8-të.

Ai tregon se dy gratë e tij nuk janë xheloze për njëra-tjetrën, dhe në rastet kur shkojnë nëpër dasma ata shkojnë të tre. Për Iliazin, të dyja gratë janë zonja shtëpie. Ato nuk kanë telefon, dhe nëse do të duan të komunikojnë me familjarët e tyre do të përdorin të tijin.

Iliazi komentoi edhe daljen e tij në televizor, kur tha se: “Unë ja futa me shaka, ajo e kishte fut në televizor. I thash 5 ditë me njërën 5 me tjetrën, ajo e kishte fut në televizor.”

Sonte, Iliazi ishte i ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” me Arbana Osmanin, në puntatën e fundit të emisionit.

Në fillim, ai refuzoi të ulej duke thënë “Për Arbana Osmanin rri në këmbë 24 orë nuk ulem”.
“Je ylli i botës, na mban gjallë. S’po ulem, për ty rri në këmbë 24 orë, çfarë të kesh për të më thënë ma thuaj dhe përgjigjem në këmbë. Kam respekt për ty”, i tha Iliazi.

Arbana e pyeti nëse i bëhen xheloze gratë e prandaj nuk po ulej. “Për ty rri tre muaj nuk shkoj te gratë hiç”, iu përgjigj ai, duke shtuar se ishte shaka.

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV