Përgatitjet për qendrat shëndetësore verore/ Manastirliu: Teste të shpejta të Covid-19 për turistët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për hapjen e qendrave shëndetësore verore në 15 qershor, ku për herë të parë do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid 19, për një sezon turistik të sigurt

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen për hapjen e qendrave shëndetësore verore në 15 qershor, ku për herë të parë do të përfshihet edhe testimi i shpejtë për çdo rast të dyshuar me Covid 19, për një sezon turistik të sigurt.

Nga qendra shëndetësore e Velipojës, Manastirliu tha se këtë vit janë 29 qendra shëndetësore verore, nga veriu në jug, që do të jenë në shërbim të turistëve vendas dhe të huaj.

“Ne kemi filluar edhe programin e trajnimit, ashtu sikurse bëjmë çdo vit, me mjekët dhe infermierët e qendrave verore, që janë 29 në këtë vit, të cilat do të hapen në datë 15 qershor. Trajnimi i stafeve është fokusi kryesor, sepse do të jenë më shumë se 170 mjekë dhe infermierë të angazhuar në të gjitha qendrat verore”, tha Manastirliu.

Manastirliu tha, se përveç 29 qendrave shëndetësore, Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë poste fikse të autoambulancave përgjatë zonave turistike, për t’iu ardhur sa më shpejt në ndihmë pushuesve.

“Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore do të ketë 14 postacione fikse, ku do të vendosen autoambulancat të pajisura me të gjitha mjetet përkatëse dhe stafet gjithashtu, të cilët do të bëjnë koordinimin sipas rretheve të përcaktuara në planin e punës së Urgjencës Kombëtare, në mënyrë që të kemi akses sa më të shpejtë, t’i shkojmë pacientit apo qytetarit në kohë dhe më pas të referohet në strukturat shëndetësore për të marrë shërbim”, tha Manastirliu.

Lexo edhe :  Publikimi i tezave të lëndëve me zgjedhje, Ministria: Nuk është cënuar procesi i testimit

Këtë vit në qendrat shëndetësore do të ketë teste të shpejta për pushuesit në qendrat shëndetësore verore.

“Risia në këtë vit do të jetë përfshirja edhe e testit të shpejtë në strukturat e qendrave shëndetësore verore. Trajnimi i stafeve ka filluar gjithashtu. Dhe organizimi i punës në nivel territorial, në mënyrë që në momentin që do të ketë një njeri të dyshuar apo të konstatuar, të diagnostikuar me Covid 19, të referojë direkt strukturat e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, përsa i përket gjithë masave të izolimit të rasteve, në mënyrë që të kemi ndërprerje të menjëhershme të zinxhirit të infeksionit”, tha Manastirliu.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV