Dy adoleshentë nga Kosova janë arrestuar sot në Tropojë, pasi akuzohen se i vodhën me dhunë çantën e dorës një qytetareje. Të arrestuarit janë V. M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë.
Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit të qytetares me inicialet S. B., banuese në fshatin Dojan se i vodhën çantën ku brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, arriti që ti arrestonte.
Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë pasur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.