Nis regjistrimi i fëmijëve në çerdhet dhe kopshtet publike, ja kur mbyllen aplikimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që sot prindërit mund të regjistrojnë në kopshte dhe çerdhe fëmijët e tyre. Bashkia e Tiranës ka njoftuar se procesi i regjistrimit do të kryhet nga sot e deri në datën 11 qershor në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë.

Vlen të theksohet se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Më poshtë gjeni disa informacione se çfarë duhet të dini për dokumentet që ju duhen dhe kush ka përparësi:

-Për fëmijët që kanë statusin e jetimit nevojitet libreza e këtij statusi, certifikatë personale dhe familjare. Për fëmijët me aftësi të kufizuara apo sëmundje të rënda kërkohet raporti mjeko ligjor si dhe certifikatat personale dhe familjare.

-Të njëjtat dokumente janë të nevojshme edhe në rastet kur kujdestari ligjor i fëmijës është më aftësi të kufizuara mendore apo fizike.

-Për fëmijët e familjeve që trajtohen me ndihmë ekonomike përpos certifikatave duhet edhe vërtetim nga Njësia Administrative për trajtimin me ndihmë ekonomike të kujdestarit ligjor

-Ndërsa për kategoritë e tjera kërkohet vërtetim me pagë mujore të pasqyruar të prindërve si dhe vërtetim për kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, dokument ky që sigurohet në portalin e-albania.

-Dokumentacioni i dorëzuar do të shqyrtohet përgjatë një jave nga stafi drejtues i çerdheve.

-Prioritet do të kenë fëmijët që i kanë të dy prindërit në marrëdhënie pune si dhe ata që vijnë nga familje me probleme ekonomike apo sociale.

 

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV