Vrasja në Shkodër/ Si nisi sherri për 4 mijë euro, ekzekutoi motrën dhe e la tre ditë të pajetë në banesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë, ku vëllai vrau motrën në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.

Fabian Vuka 55 vjeç ka vrarë me armë zjarri motrën e tij Diana Vuka 58-vjeç, e cila kishte një javë që ishte kthyer nga Gjermani për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Dyshohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur për një shumë prej 4 mijë eurosh. Burime për media bëjnë me dije se Diana kishte porositiur në një kompani 4 mijë euro mobilje, për një shtëpi që kishte në Velipojë, ndërsa vëllai i kishte kërkuar që ato para t’ja jepte atij.

Madje autori i ngjarjes së rëndë mësohet se ka telefonuar edhe kompaninë imobilare duke i thënë se do lekët duke i ofenduar.

Diana dyshohet se është vrarë më datën 5 qershor. Viktima u gjet e pajetë brenda në dhomë në shtratin ku flinte.

Mediat raportojnë se 55-vjeçari ka vrarë motrën me sileciator dhe prandaj nuk kanë dëgjuar të shtëna, madje pas ngjarjes së rëndë ai ka dalë në lagjie duke thënë se “kam vrarë motrën”, por askush nuk e kishte marrë seriozisht pasi ai ishte një person i akoolizuar.

Në banesë policia e Shkodrës ka gjetur 6 shishe birre 1.5 kg secila të boshatisura, që dyshohet se Fabian Vuka i ka konsumuar para se të kryente krimin e rëndë.

Diana Vuka edhe në nëntor të vitit të kaluar ka rrezikuar të vritej nga vëllai i saj.

Edhe në atë kohë ka ndërhyrë policia duke e qetësuar situatën. Tre vite më parë ai ka ushtruar dhunë ndaj motrës, ajo e kishte denoncuar në polici, por më pas e ka tërhequr denoncimin. Sot e ndjera do të festonte vjetorin.

Lexo edhe :  "Rruga Tiranë-Korçë shkurtohet me 30 minuta", Rama publikon pamjet

Sakaq, policia ka arrestuar autorin e ngjarjes.

Të fundit

Shqipëria pritet të ‘përvëlohet’ , ja sa do të shënojë termometri ditën e nesërme

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët...

BE-ja propozon një ulje prej 90% të emetimeve deri në vitin 2040

Komisioni Evropian propozon të ulë emetimet me 90% deri në vitin 2040 krahasuar me nivelet e vitit 1990 si një hap i ndërmjetëm drejt...

Tërmeti me magnitudë 4.3 ballë godet qytetin e Bursës, lëkundjet ndihen edhe në Stamboll

Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë ndodhi mesditën e së mërkurës rajonin Gemlik të Bursës . Konkretisht, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive Natyrore...

Trump ‘shpërthen’ ndaj Joe Biden: Është bir k…., donte që unë të isha në burg

Presidenti i SHBA-ve tha të martën gjatë një vizite në kampin e sapo ndërtuar të emigrantëve Alligator Alcatraz në Everglades se ish-presidenti Joe Biden...

Rekord i ri te Barcelona, fanellat e reja “çmendin” tifozët katalanas

Sot u nxorën në shitje fanellat e para, që Barcelona do të mbajë veshur për sezonin e ri. Katalanasit kanë vendosur rekord deri në...

Lajme të tjera

Web TV