Braho: Nëse Kushtetuesja nuk e shkarkon, unë do t’i kërkoj falje Ilir Metës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Spartak Braho deklaron se nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë Ilir Metën nga detyra e presidentit të Republikës do t’i kërkojë falje atij. I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24, deputeti i PS dhe anëtari i Komisionit të Posaçëm Hetimor për presidentin tregoi bindje se Meta do largohet nga presidenca. I pyetur nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkonte Metën Braho tha: Unë do t’i kërkoj falje publike Ilir Metës nëse Gjykata Kushtetuese nuk do ta shkarkojë, pra do jetë kundër vendimin të parlamentit”. Nesër më 9 qershor pritet që parlamenti të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga detyra e presidentit të republikës. Më parë ishte një komision i posaçëm që hetoi shkeljet që sipas anëtarëve të tij ishin të shumta ndaj kushtetutës. Ilir Meta është i pari president mes 10 që ka në historinë e Shtetit shqiptar që ndërmerret nismë nga parlamenti për shkarkimin e tij gjatë ushtrimit të detyrës.

 

Të fundit

Shefi i NATO-s paralajmëroi luftën e madhe, Rusia: Ke ngrënë shumë kërpudha magjike

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka paralajmëruar këtë fundjavë se Lufta e Tretë Botërore do të nisë me sulme...

Si u bllokua “Ekonomia e Luftës” së Putinit

Çmimet e naftës po bien, inflacioni po i afrohet 10%, normat e interesit janë të larta dhe shpenzimet publike janë shteruar nga konflikti. Eksperti...

7 korrik 1937 – Fillon Lufta e Dytë Sino-Japoneze: Japonia sulmon Kinën

Më 7 korrik 1937, me incidentin e njohur si "Incidenti i Uras Marco Polo" pranë Pekinit, shpërtheu Lufta e Dytë Sino-Japoneze – një nga...

Roli i Tony Blair në Projektin e Rivierës së Gazës

Gazeta Financial Times ka zbuluar se Instituti Tony Blair ishte i përfshirë në një projekt për të zhvilluar një plan për të ardhmen e...

Debati për nevojën e mosndryshimit të PD

Nga Mero Baze Ky debat që në PD të mos ketë debat për Berishën, është më i pazakonti në botë. Në gjithë historinë e debateve në...

Lajme të tjera

Web TV