Keqkuptimet për vdekjen e Mirush Kabashit, Berisha: Kur thonë gjëra të tilla, të shtohet jeta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ambasadori shqiptar në Britani të Madhe, Mal Berisha ka reaguar në lidhje me lajmin e rremë të publikuar nga një media shqiptare për vdekjen e artistit të madh, Mirush Kabashi.

Në letrën e tij, të publikuar në rrjetin social Facebook, Berisha thekson që në krye të herës se kur keqkuptime të tilla ndodhin, në fakt të shtohet jeta.

Po ashtu, ai rendit disa raste të ngjashme, kur emra të mëdhenj të artit dhe politikës, çuditërisht u përballën në të gjallë të tyre me lajmin se ata kishin ndërruar jetë.

“GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ u raportua i vdekur nga e përditshmja peruan La República në vitin 2000. Ai jetoi edhe 14 vjet të tjera dhe botoi shumë libra gjatë asaj periudhe”, shkruan ndër të tjera, ish-ambasadori Berisha

Letra e plotë:

I dashur Mirush!

U gëzova që je shëndoshë e mirë!

Ndoqa edhe keqkuptimet lidhur me ty. Me këtë rast i referohem asaj shprehjes popullore se kur thonë gjëra të tilla, të shtohet jeta. Më ler të të kujtoj paralajmërime për ndrrimin jete, para se të ndodhte kjo, të disa personaliteteve:

ERNEST HEMINGwAY DHE MARY WELSH HEMINGWAY u deklaruan nga shtypi të vdekur pasi ata u përfshinë në një aksident ajror, në Afrikë, në vitin 1954, gjë që nuk ishte e vërtetë. Ai jetoi deri në vitin 1961.

GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ u raportua i vdekur nga e përditshmja peruan La República në vitin 2000. Ai jetoi edhe 14 vjet të tjera dhe botoi shumë libra gjatë asaj periudhe.

Celinë Dion, këngëtarja e njohur kanadeze u deklarua e vdekur më 24 tetor, 2013, në një mesazh që bëri xhiron e botës. Ajo jeton edhe sot.

HERMAN BERSTEIN – Ministri Amerikan në Shqipëri në drekën e lamtumirës me miqtë e tij shqiptarë në Tiranë: thotë :

Lexo edhe :  Fototeka “Marubi” zyrtarisht në UNESCO!

“Dje mora një letër nga Amerika, e cila njoftonte dorëheqjen time nga detyra e Ministrit në Shqipëri. Megjithëse lajmi ishte i vërtetë, kryelajmi ishte se unë kisha vdekur. Z Perry, Drejtor i Komitetit Kombëtar të Edukimit në Radio, në Washington, më shkruante pak a shumë si më poshtë:

“Më erdhi shumë keq, kur pashë dje në gazetë se keni vdekur. Më erdhi keq që dhatë dorëheqjen nga një post, që e keni mbajtur me aq dinjitet, por të dorëhiqeni dhe të vdisni, kjo është tej mase keq. Unë shpresoj se e keni gjetur jetën e përtejme të këndshme dhe që ne do të kemi kënaqësinë të takohemi përsëri, pasi të ktheheni në Neë York dhe të na tregoni për atë.”

Përgjigjja e Bernsteinit ndaj letrës së z. Perry ishte:

Në fakt u ndjeva i lumtur, kur mora atë letër që ma dërgonit prej asaj bote. Nëse kjo qenka bota e përtejme, mua nuk më tmerron fare. Përkundrazi, unë po i gëzohem shumë. Qenka lezetshëm këtu. Trëndafilat kanë shpërthyer përsëri dhe malet kanë marrë ngjyrë të purpurt nën rrezet e diellit, që po perëndon. Ky njoftim për dorëheqjen dhe vdekjen time më englendisi shumë.

Edhe MARK TËAIN e ka pasur këtë kënaqësi, të raportohej i vdekur, thjesht pse kishte rënë nga kali në Malet Catskill.

Pra i dashur Mirush, mos u mërzit. Njerëzit e mëdhenj shkaktojnë surpiza edhe në të gjallë edhe në atë jetë.

Me dashuri,

Të fundit

Zbulohet qyteti i lashtë 3000 vjeçar në Peru, identifikohen rreth 18 struktura banimi

Një qytet i lashtë peruan që ishte një qendër tregtare e lulëzuar 3,000 vjet më parë është zbuluar nga...

Marrëveshja për Gazën, Trump lajmëron një tjetër takim me Netanyahun

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se do të takohet përsëri me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu sonte në mbrëmje për të nxitur një...

1982 – Avioni Pan Am 759, rrëzohet në Kenner, të Luizianës, vriten të 153 vetë

8 korrik 1982 – Një nga tragjeditë më të rënda ajrore në historinë e SHBA-ve ndodhi kur fluturimi Pan Am 759, një avion civil...

‘Reforma në drejtësi, e deformuar’, Çupi: Berisha, përfaqësues i korrupsionit

Analisti Frrok Çupi komentoi zhvillimet e fundit sa i takon togave të zeza dhe eksponentëve të politikës përpara saj. Çupi komentoi se Berisha është...

Sllovenia zbardhet nga bora në mes të verës

Temperaturat në Slloveni kanë rënë në atë nivel të ulët sa majat më të larta të vendit të përjetojnë borën e korrikut. Bora ka rënë...

Lajme të tjera

Web TV