Kontroll në Rinas/ Kapen “mat” dy persona, ja çfarë zbuloi policia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy persona u arrestuan nga policia në Portin e Durrësit, pasi iu gjetën leje drejtimi, leje qëndrimi dhe karta shëndeti të dyshuara të falsifikuara.

“Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. L., 50 vjeç, banues në Kavajë dhe A. B., 36 vjeç, banues në Tiranë”.

Mësohet se të arrestuarit ishin shoferi dhe menaxheri i një autobusi i cili u ndalua për kontroll në Rinas.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të mjetit autobus tip “Kinglong” me drejtues shtetasin A. B. dhe menaxher shtetasin Sh. L., kanë gjetur 2 leje qëndrimi rumune, 2 leje drejtimi rumune dhe 2 karta shëndeti rumune të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë kontrollit iu gjetën edhe dy pasaporta shqiptare që rezultojnë se personat që i posedojnë këto pasaporta janë në Itali. Dy shtetasit e arrestuar dyshohet se i kishin marrë pasaportat për t’i vulosur në Shqipëri, me qëllim që poseduesit e tyre të mos penalizoheshin për shkeljen e afatit 90-ditor në zonën Schengen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.

Të fundit

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Jasir Asani rrezikon të përfundojë në tribunë?

Jasir Asani, njoftoi transferimin e tij në Iran në mes të sezonit. Klubi Esteghlal njoftoi përmes faqes zyrtare se: “Ne kemi nënshkruar një kontratë...

Lajme të tjera

Web TV