Vrasja e 20-vjeçares në Greqi vazhdon të jetë një mister, pasi për hetuesit, faktet dhe provat janë të ngatërruara. Gjurmët e vetme që gjenden në banesë janë ato të bashkëshortit të viktimës, pikërisht në shiritin izolues. Ndërkohë kujtojmë se disa javë më parë hetuesit ia drejtuan gishtit pikëisht atij për këtë vrasje, duke e akuzuar si bashkëpunëtor.
Kujtojmë se më herët hetuesit e kanë ngushtuar rrethin e të dyshuarve, duke e çuar në 20, nisur nga ngjashmëria fizike dhe forma trupore përshkruar nga bashkëshorti i saj, por sipas hetuesve, kjo është e vështirë për tu identifikuar
Deklarimet e bashkëshortit të 20-vjeçares vijojnë të jenë të paqartë. Ai nuk ka një përgjigje të saktë nëse gjuha e përdorur nga vrasësit ka qenë shqipe, ish Bashkimit Sovjetik apo është dialekt rom.